Breaking News
Home / Maqedoni / Ahmeti takon ministrin britanik për Evropën, David Lidington,

Ahmeti takon ministrin britanik për Evropën, David Lidington,

Shkup, 16 mars 2016 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në rezidencën e Ambasadorit britanik në Shkup ku është takuar me David Lidington, ministër për Evropë si dhe Ambasadorin britanik Çarls Garet.

Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti dhe ministri Lidington diskutuan për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Maqedonia para dhe pas zgjedhjeve duke përfshirë edhe integrimet EuroAtlantike, reformat si dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Ahmeti shprehu mbështetje për një punë të përpiktë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe theksoi që institucionet duhet që t’i dalin në ndihmë këtij trupi zbatues tē zgjedhjeve me shpresë që asnjë nga partitë politike nuk do ta pengojë procesin në çfarëdo mënyre.

Koha është më se e mjaftueshme për të gjitha parapregatitjet për 5 qershor, ndërsa këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të monitoruara në historinë e vendit dhe Ahmeti beson që do të janë ndër më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Maqedoni.

BDI-ja e ka udhërëfyesin shumë të qartë për atë se çfar duhet të bëhet gjer në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve dhe si gjithëmonë, BDI-ja do të ndërtojë politikat shtetërore në partneritet me komunitetin ndërkombëtar për të mirën e qytetarëve dhe vendit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik si një nga prioritetet e vendit pas zgjedhjeve bashkë me zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ahmeti vlerësoi se anëtarësimi në NATO sjell relaksim të marrëdhënieve ndëretnike, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme, por është edhe parakusht për zhvillim ekonomik si dhe lehtëson hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Radio Vala

449 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: