Breaking News
Home / Maqedoni / Austria kërkon më shumë para nga BE-ja për Maqedoninë

Austria kërkon më shumë para nga BE-ja për Maqedoninë

Berlin, 16 mars 2016 – Austria planifikon t’i ndajë ndihmë teknike Maqedonisë me qëllim që t’i ndihmojë t’i sigurojë kufijtë e saj me Greqinë, transmeton sot gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne cajtung”.

Ministri i Mbrojtjes së Austrisë Hans Peter Doskozil krahas ndihmës për Maqedoninë paralajmëron asistencë për Bullgarinë.

“Ministria e Mbrojtjes për momentin  analizon nëse mund të ndihmojmë  me pajisjen teknike si mjete për vëzhgim natën”, ka deklaruar Doskozil për gazetën “Di Velt”.

Sipas tij, ruta e refugjatëve përmes Ballkanit perëndimor duhet të mbetet e mbyllur, ndërsa Maqedonia duhet të marrë më shumë para nga BE-ja për përpjekjet e saj ta sigurojë kufirin dhe të ndalë transferim të refugjatëve drejt Unionit. /Radio Vala

557 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: