Breaking News
Home / Lajme / Ministri Ademi realizoi takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla

Ministri Ademi realizoi takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla

Shkup, 16 mars 2016 – Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla.

Në takim, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes dy vendeve është i mirë dhe i frytshëm. Ministri Ademi theksoi se synim i përbashkët është zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e arsimit, që është nënshkruar në mes dy vendeve.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, në te ardhmen në fokus do të kenë zbatimin në tërësi të marrëveshjes bilaterale në mes dy vendeve, që do të thellojë bashkëpunimin në gjitha nivelet e arsimit dhe shkencës”, theksoi ministri Ademi.

Edhe ministrja Nikolla u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe njëkohësisht shprehu synimin për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes për bashkëpunim.

Ndërkaq, gjatë ditës ministri Ademi do të vizitojë Universitetin e Tiranës ku do të takohet me rektorin prof.dr. Dhori Kule dhe Universitetin Politeknik të Tiranës ku do të takohet me rektorin prof.dr. Jorgaq Kaçani./Radio Vala

 751 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: