Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme njihem me punën e Komunës dhe Institucioneve të tjera Publike

Nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme njihem me punën e Komunës dhe Institucioneve të tjera Publike

Një praktikë pozitive e vendeve të Bashkimit Evropian, filloi të zbatohet edhe në Komunën e Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta nga dita e mërkurë ka filluar takimet me nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme publike.

Takimi i parë u realizua me nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë.

Në prani të drejtorit të shkollës, kujdestarëve të klasave dhe drejtuesve të Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport, në mjediset e Këshillit Komunal kryetari Nevzat Bejta i njoftoi

nxënësit me institucionin që drejton.

“Qëllimi është që nxënësit të njoftohen me Institucionet Publike. Ato duhet të njoftohen me punën e kryetarit të Komunës, me punën e Institucionit Komunë dhe të kenë njohuri se çfarë roli dhe çfarë kompetencash ka kryetari i Komunës. Duhet ta dijnë se ky institucion i takon shoqërisë, se ky Institucion u takon të gjithë qytetarëve. Nesër dikush prej këtyre nxënësve mund të vijë në krye të këtij Institucioni, dhe të vihen në shërbim të qytetarëve. Gjithë pasuria publike i takon shoqërisë, prandaj duhet të kenë kujdes mbi këtë pronë që ta ruajnë. Pasuria publike duhet të ruhet dhe të trashëgohet pastaj te trashëgohet tek gjeneratat e reja”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili para nxënësve po ashtu potencoi që Institucionet Publike funksionojnë në interes të përgjithshëm shoqëror.

Kryetari Nevzat Bejta me këtë rast përmendi funksionimit e organeve të rendit, si organ që zbaton ligjin dhe mbron jetën dhe pronën e qytetarëve, prandaj kërkoi që për çdo problem qytetarët të drejtohet tek Policia. 

Demokracia, tha kryetari Bejta, është gjë shumë e mirë, sepse në funksione mbesin qeveritarët që e gëzojnë mbështetjen e shoqërisë.

Me këtë rast, nxënësit patën rastin ta pyesin kryetarin për çështje në interes të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.

Pas takimit që u zhvillua në ambient shumë pozitiv, nxënësit të shoqëruar nga kryetari i Komunës vizituan administratën dhe kabinetin e kryetarit.

Takimet e tilla do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim duke përfshi edhe nxënësit e Gjimnazit, Ekonomisë dhe Industriales. 

450 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: