Breaking News
Home / Maqedoni / Avokati i Popullit shpreh shqetësim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 17 mars 2016 – Avokati i Popullit në reagimin e sotëm me shkrim deri te mediat shpreh shqetësim për vendimin e sjellë të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje dhe veçanërisht mundësinë që presidenti të falë persona të cilët ndiqen ose janë të dënuar për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, të bëra kundrejt fëmijëve dhe personave minoren.

“Me këtë vendim vihet në pikëpyetje parandalimi dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të fëmijëve, por edhe prishen të gjitha reformat e bëra deri më tani, duke e përfshirë edhe regjistrin e pedofilëve dhe të cilët kishin për qëllim “vendosjen dhe funksionimin e sistemit gjithëpërfshirës për mbrojtje efektive të fëmijëve nga keqpërdorimet”, thuhet në reagimin nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Jo rastësisht, siç thekson, dobia më e mirë e fëmijëve është imponuar dhe është udhëheqëse në të gjitha aktet ndërkombëtare dhe vendore për parandalimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të fëmijëve.

Sipas Avokatit të Popullit, në rastet kur janë të cenueshme të drejtat dhe interesat e fëmijëve, si kategori, qytetarët të cilët gëzojnë mbrojtje të veçantë, veçanërisht për shkak të moshës dhe pamundësisë që vetë të mbrohet në sjelljen e vendimeve dhe gjatë zbatimit të ligjeve, duhet të merret parasysh edhe fakti se autorët e veprave, me të cilat keqpërdoren fëmijët – pedofilët, sipas hulumtimeve më shpesh e përsëritin veprën dhe prandaj ndaj tyre zbatohen dënime më të ashpra.

Avokati i Popullit apelon deri te presidenti i shtetit, në kompetencën e të cilit është amnistia me kujdes të madh të veprojë ndaj kësaj çështje të ndjeshme, para së gjithash nga interesi shoqëror për respektimin e interesit më të mirë të fëmijës, si dhe parandalimi dhe mbrojtja e brezave të ardhshëm.

“Avokati i Popullit, shpreh shqetësim nga vendimi i sjellë i Gjykatës Kushtetuese, që ka të bëjë me mundësinë për amnistinë e personave, autorë të veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit. Duke e pas parasysh atë që bëhet fjalë për të drejtën fundamentale e cila duhet të realizohet pa presione, nënvlerësime dhe kërcënime, sanksionimi i veprave kundër duhet të shkojë në drejtim të përforcimit, e jo në dobësimin e institucioneve dhe qeverisjes së të drejtës”, shtohet në kumtesë.

Sipas Avokatit të Popullit, vetëm me realizimin e të drejtës zgjedhore në mënyrë të barabartë në zgjedhjet e përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira fitohet legjitimitet i drejtpërdrejtë dhe real. /Radio Vala

450 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: