Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Bejta takoi banorët e Banjicës së Epërme: Komuna çdoherë do të jetë në anën e qytetarëve

Bejta takoi banorët e Banjicës së Epërme: Komuna çdoherë do të jetë në anën e qytetarëve

Me kërkesë të banorëve të fshatit Banjicë të Epërme, kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta realizoi takim për të dëgjuar shqetësimin e tyre sa i përket hapjes së një xeheroreje të re për eksploatim të lëndëve të para minerale – gurë gëlqeror në periferi të fshatit të tyre.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta shprehu mirëkuptim për shqetësimin e tyre duke i siguruar se Komuna e Gostivarit çdoherë do të jetë në anën e qytetarëve për çdo problem eventual që mund të shfaqet.

Kryetari Nevzat Bejta e mori për obligim që ankesat e qytetarëve t’i adresojë deri tek institucionet qeveritare dhe të njëjtat të shqyrtohen atje ku dhe është sjellë vendimi për dhënien e koncesionit.

Banorët shprehin droje se minimi i hapësirës si dhe puna me makina të rënda në të ardhmen do të shkaktojë ndotje si dhe do tua dëmtojë shtëpitë dhe të mbjellat e tyre bujqësore.

Duhet theksuar se pëlqimi për funksionimin e xeherores për eksploatim të lëndëve të para minerale – gurë gëlqeror është dhënë  në muajin shkurt të vitit 2013 nga udhëheqja e atëhershme komunale. 

473 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: