Breaking News
Home / Kulturë / Violinisti Driton Gaxha, solist me Filarmoninë e Maqedonisë

Violinisti Driton Gaxha, solist me Filarmoninë e Maqedonisë

Shkup, 17 mars 2016 – Filarmonia e Maqedonisë sonte në Shtëpinë e ARM-së do të mbajë koncert simfonik “Në ngjyrat e barokut”. Dirigjent do të jetë maestro Borjan Canev, ndërsa si solist do të prezantohet violisti shqiptar Driton Gaxha, i cili tanimë disa vite jeton dhe punon në Gjermani dhe aktivisht performon në skenat evropiane.

Driton Gaxha për publikun e Maqedonisë do t’i performojë Koncertin në G-dur nga Georg Filip Teleman dhe Koncertin romantik në c-moll nga Johan Kristian Bah.

Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë do ta performojë edhe Simfoninë nr.103 në Es-dur nga Josef Hajdën, një prej të ashtuquajturave të tij “simfoni londineze”, por edhe një prej më të njohurave të kompozitorit austriak.

Driton Gaxha (1978) ka lindur në Shkup, ndërsa tashmë disa vite jeton dhe punon në Gjermani. Në moshën pesëvjeçare regjistrohet për violinë në QSHMB “Ilija Nikollovski-Luj” në Shkup, ndërsa në 12 vjeç fillon të studiojë violë në të njejtën shkollë, në klasën e prof.Lupço Sokollovit. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, Gaxha është pranuar për studime së bashku me edhe gjashtë studentë, midis 72 kandidatëve, në njërën nga shkollat më të mira në Francë – Konservatori “Souperier National de Region Boulogne” në Paris.

Gaxha pastaj është regjistruar për studime në Shkollën e lartë të muzikës në Vircburg diplomon dhe magjistron në klasën e prof. Rajner Shmit dhe Fabio Marano. Ndjek kurse mjeshtërie me prof.Shmit, si dhe me kuartetin e njohur rumun “Voces”, me të cilin realizon edhe koncerte të përbashkëta. Por, siç thotë edhe vetë, për të një prej pedagogëve më të rëndësishëm me të cilin ende bashkëpunon është violisti dhe violinisti Grigori Zhislin.

Driton Gaxha është fitues i disa çmimeve të rëndësishme, midis të cilëve edhe çmimin e parë në Garën për violë në Shkup, çmimi i parë në Garën për muzikë dhome në Shkup, çmimin e tretë në Garën për violë në Universitetin në Vircburg…Që nga arritja e tij në Gjermani, ai bashkëpunim me orkestra prestigjioze si solo-violist, midis tyre edhe me Kamerën “Frankofonia” nën udhëheqje të Grigori Zhislin, Orkestrën kamertale të Vircburgut, Orksetrën kamertale botërore të Frankfurtit, si zëvendës-udhëheqës të violave në Orkestriën veriore në Porto, Portugali, Filarmoninë kamertale evropiane dhe me Orkestrën kamertale të solistëve nga Shën Petërsburgu…

Gaxha ka performuar me orkestra të tjera në salla të rëndësishme muzikore, siç janë Filarmonia në Këln, Salla e koncerteve në Berlin, Salla Herkules në Munih, Filarmonia e Munihut, Rojal Albert në Londër, Opera e vjetër në Frankfurt, në sallat më të rëndësishme në Korenë Jugore dhe në koncerte të tjera nëpër Spanjë, Francë, Danimarkë, Belgjikë, Itali, Holandë.Radio Vala

570 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Pianisti gostivaras Leutrim Aliji vazhdon Studimet në Zvicër, në Universitetin e Arteve në Cyrih

Cyrih, me 7 Shtator 2017 Leutrim Aliji, Pianisti i parë i diplomuar në qytetin e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: