Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / 21 nxënës të mektebit të Xhamisë së Gradecit përfunduan Hatmen dhe pajisen me diploma

21 nxënës të mektebit të Xhamisë së Gradecit përfunduan Hatmen dhe pajisen me diploma

Sot në Xhaminë e fsh. Gradec në mënyrë solemne u mbajt program fetar me rastin e përfundimit të hatmes nga nxënësit e mektebit nën udhëheqjen e H. Taip ef. Ajetit -imam. Në këtë solemnitet morri pjesë një delegacion i Muftinisë së BFI – Gostivar i prirë nga Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetai, Prof. Sherif ef. Deari dhe Hfz. Jusuf ef. Xheladini -referentë në Muftini. Duanë e hatmeve e bëri Prof. Sherif ef. Deari, kurse fjalën e rastit e mbajti Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ky program u udhëhoq nga Hfz. Jusuf ef. Xheladini. Në fund u shpërndanë edhe diplomat për 21 nxënës, kurse imamëve, muezinit dhe këshillit të Xhamisë ua ndanë mirënjohje./Radio Vala

451 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: