Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Vijojnë përgatitjet për implementimin e sistemit të "eRegulations" në Komunën e Gostivarit

Vijojnë përgatitjet për implementimin e sistemit të "eRegulations" në Komunën e Gostivarit

Përgatitjet për implementimin e sistemit të “eRegulations” në Komunën e Gostivarit është në vijim e sipër.

Realizuesit e projektit, në mjediset e Këshillit Rinor, organizuan takim informativ me drejtuesit e Sektorëve të Komunës, për t’i njoftuar ato me projektin dhe aktivitet që do të realizohet në periudhën në vazhdim. Prezantimi u ndoq edhe nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta.

Projekti është në fazën fillestare, ndërkohë që është definuar lista me procedurat që do të zbatohen në suaza të projektit. Ky sistem është mjaftë i rëndësishëm në “eGovernment” (Qeverisje elektronike).

Më 27 tetor të vitit 2015, me mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC), u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim mes UNDP-së dhe UNCTAD-it, me çka  Komuna e Gostivarit do të fillojë me implementimin e sistemit të “Regulations” (procedurat elektronike), një sistem mjaftë i rëndësishëm në “eGovernment” (Qeverisje elektronike) i cili është zhvilluar nga “UNCTAD” për të mundësuar informacione për procedurat administrative në mënyrë të qartë dhe transparente.

Me realizimin e këtij projekti, Komuna e Gostivarit dhe përmes saj edhe Republika e Maqedonisë, do të përfshihet në hartën e Kombeve të Bashkuara për shtete dhe Komuna transparente.

Sistemi i “eRegulations”, i pasqyron procedurat hap pas hapi nga këndvështrimi i përdoruesit/shfrytëzuesit dhe ju jep qasje deri tek detajet për kontaktet e ndërmarrjeve, departamenteve dhe personave përgjegjës për procedurat, format dhe kërkesat, ligjet dhe regullativat, çmimin dhe kohëzgjatjen. Është një platformë e cila përdoret për nga qeverisjet dhe agjencitë publike për të qartësuar dhe thjeshtësuar procedurat qoftë në nivel qendror dhe atë lokal.

Qytetarët e Gostivarit do të kenë qasje të qartë deri tek informatat për procedurat administrative të cilat përdoren për bizneset dhe operatorët tjerë të cilët përfshinë komunën. Po ashtu, Komuna e Gostivarit do të ketë mundësi për t’ju ofruar informata të përditësuara qytetarëve, metodologji për thjeshtësimin e procedurave dhe një platformë për të diskutuar me përdoruesit e sistemit.

Në projekt parashikohet konfigurimi dhe instalimi i sistemit “gostivar.eregulations.org”, dokumentimi i së paku 15 procedurave në sistem në gjuhën angleze, shqipe dhe maqedonase, propozimi për thjeshtësimin ( zvogëlimi i hapave, kërkesave dhe kohëzgjatjes) për 3 proceduara, si dhe trajnim i partnerit lokal për përdorimin, përditësimin dhe zgjerimin e portalit më procedura të reja. Faqja elektronike në internet, ku dhe qytetarët do të mund të arrijnë deri tek informatat, do të vihet në funksion në gjysmën e parë të vitit 2016.

Vlera e përgjithshëm e projektit është 136 mijë dollarë.  Komuna e Gostivarit është institucioni i vetëm në Maqedoni që realizon këtë projekt përmes UNCTAD-it.

471 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: