Breaking News
Home / Lajme / Admirojë kombin tim për zemrën e madhe dhe shpirtin e çiltër!

Admirojë kombin tim për zemrën e madhe dhe shpirtin e çiltër!

Nga: Luan VELIU

Urohemi çdoherë gjithë Ne pa dallime ngjyrash, majtë djathtë apo qendër për gjitha festat kombëtare e fetare shqiptare. Urohemi për shtetin shqiptar të vitit 1912, shtetin tjetër shqiptar atë të Kosovës të vitit 2008, Ditën e Alfabetit, Ditën e Mësuesit, Bajramit të Madh e të vogël, Krishtlindjeve e Pashkëve, urime, urime,  urime !.

Edhe sot në ditët e muajit Mars, muaji ky më i rëndësishmi në kalendarin vjetor, urojmë dhe përkujtojmë Marsin e vitit 1981 dhe Marsin e vitit 2001, urime,  urime, urime !.

Lavdi, lavdi, lavdi !.

Lavdi për të gjithë Ata që flijuan vetën për Lirinë që Ne sot e gëzojmë. Urojmë Ata të cilët vazhdojnë rrugëtimin, bartin Amanetet e shokëve që humbën në altarin e lirisë, amanetin drejt fjalës së fundit që ende nuk është thënë.

Urrej kurë me zëmrën e shëndoshë dhe shpirtin e çiltër, pa menduar mirë, pa parë me sy, vënë veshin sirenave antishqiptare, sirena që në çdo kohë i kanë  përdorur armiqtë tanë për përçarje dhe copëtim të shqiptarëve, sa herë që kanë parë unitet dhe bashkim tonin.

Të kthejmë kokën pas dhe të lexojmë e të vëzhgojmë, jo për pesë (5) vite e as për pesëmbëdhjetë (15) apo njëzet e pesë (25) por për tridhjetë e pesë (35) e më tepër vjet më parë. Do të shohim figura të njëjta, do të shohim Ali Ahmetin me shokë i cili bashkimin dhe bashkëpunimin e ka dashure dhe e ka bërë edhe atëherë, siç bëri bashkimin e organizatave të ndryshme ilegale në një Lëvizje të vetme (LPRK). Do ecte edhe më tej për tu ndalur në vitet e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së që u rrumbullakua me shtetësinë e Kosovës. Rrugëtari Ali Ahmeti me shokë vazhdojnë drejt idealeve në përcjellje të amanetit. Marsi i vitit 2001 dha kushtrimin të uniformuar djemtë dhe vashat e kombit nën emblemën prapë të tre shkronjave të arta të Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe në trevat shqiptare në Maqedoni Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Gjithherë duke kontribuar bashkimit dhe jo përçarjes. Edhe pas luftës së vitit 2001 botërisht njoftojë dhe ftojë të gjithë  shqiptarët dhe partitë politike shqiptare në fronte të përbashkët. Fatkeqësisht fronti i përbashkët i cili u pagëzua Këshill Koordinues pa dëshirën e Ali Ahmetit jetëgjatësia e tij ishte vetëm tetë (8) muaj.

Edhe sot Ali Ahmeti përsëri fton për bashkim. Ai vazhdimisht kërkon edhe nga opozita shqiptare që të bashkohen, të kalojnë egot e veta personale kurë është në pyetje rruga e kombit.

Rruga jonë është e gjatë, e mundimshme, plotë sakrifica e barrikada, ka nisur shumë herët, po deshët na ndiqni, rrugë të re nuk ka.

Fjala popullore andej nga Malësia e Thatë thotë: me porosi dhe fjalë (llafe) të dëgjuara, nuk dilet në mexhlise (odë burrash) pasi puna veprat, gjurmët flasin vetë. Flasin ndryshe jo ashtu siç duan ata të cilit nuk ja duan të mirën popullit tonë.

Urime populli im!

730 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: