Breaking News
Home / Maqedoni / Kadal hasëm së këtu ka burra! Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Gafurr Dugolli

Kadal hasëm së këtu ka burra! Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Gafurr Dugolli

Shkup, me 19 Mars 2016

Lirimi i mbrëmshëm i zyrtarit të lartë të FSK-së, Gafurr Dugolli, u përshëndet edhe nga strukturat më të larta partiake të partisë shqpitare më të madhe në pushtet BDI.  Gafurr Dugolli u arrestua në vendkalimin kufitarë të Bllacës pasiqë kishte fletakuzë ndërkombëtare të paraqitur nga Serbia, shkruan zhurnal.mk, transmeton Radio Vala.

Shumica e analistëve politik, veprimin e policisë maqedonase e kanë konsideruar si veprim politik me prapavija  serbe.  Mirëpo përkushtimi total i gjithë sturukturës më të lartë të BDI-së në krye me Kryetarin  Ali Ahmeti bënë çmos që Dugolli mos ti vuaj edhe ato 30 ditë paraburgim dhe të lirohet që mbrëm. 

Ndryshe Dugolli është një mik shumë i ngushtë i Ish Komandandit të UÇK-së, Ali Ahmeti ku kanë luftuar bashkë edhe në luftën e vitit 1998 në Kosovë për çlirimin e tokave shqiptare kundër okupatorit serb. 

Ndryshe, menjëher pas lirimit të mbrëmshëm, Bashkimi Demokratik për Integrim në shenjë të lirimit dhe personalitetit të Dugollit si ish ushtarë i UÇK-së i organizoi një darkë ku prezent ishin deputet dhe funksionarë të lartë të kësaj partie. 

Dugolli menjëher pas lirimit i falemnderoi përzemërsisht për kontributin e dhënë në lidhje me procesin e tij, dhe e çmoi lartë përkushtimin e Ali Ahmetit për lirimin e tij nga burgu.

/Radio Vala

621 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: