Breaking News
Home / Lajme nga Zvicra / Ambasada e Shqipërisë në Bernë shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së mikut të shqiptarëve, ish kryetari i Parlamentit të Zvicrës, Victor Ruffy

Ambasada e Shqipërisë në Bernë shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së mikut të shqiptarëve, ish kryetari i Parlamentit të Zvicrës, Victor Ruffy

Bernë, me 21 mars 2016

Ditën e shtunë, më 19 mars 2016, ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare, ish kryetari i Parlamentit të Zvicrës dhe miku i shqiptarëve, Victor Ruffy.

“Victor Ruffy ka patur një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe Kosovën. Ai ka qenë themelues i EUROPIBUS-it (Fondacioni kulturor i bashkëpunimit me Shqipërinë), është shpallur qytetar nderi i Fushë-Krujës, ndërkaq ishte një nga themeluesit e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare, ISEAL. Ruffy ka qenë kryesues i vëzhguesve të zgjedhjeve të para demokratike në Kosovë dhe në Shqipëri. Ishte nismëtari i parë në parlamentin zviceran për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur në vitin 1994. Victor Ruffy ishte një politikan që la gjurmë në jetën jetën politike të vendit. Për dhjetë vite rresht ka kryesuar delegacionin zviceran pranë Këshillit të Evropës dhe ka qenë drejtues i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin e Zvicrës. Ruffy rrjedh nga një familje me traditë politike, gjyshi i tij ka qenë president i Zvicrës. Ambasada shpreh dhimbje për humbjen e mikut të shqiptarëve dhe kombit shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të aftë”, thuhet në mesazhin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës. 

/Radio Vala

457 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Jo vetëm meshkujt, shënojnë Kristina Maksuti dhe Florijana Ismaili në Zvicër

E Diel, me 10 Shkurt 2019 Kristina Maksuti dhe Florijana Ismaili, dy futbollistet shqiptare me …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: