Breaking News
Home / Maqedoni / Benzinat shtrenjtohen për 2,5, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për një litër

Benzinat shtrenjtohen për 2,5, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për një litër

Shkup, 21 mars 2016 – Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 2,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 7,85 gjegjësisht, për 4,43 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSTAR BS-95 është 60,50 i EUROSUPER BS-98, 62,50 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E-V) do të shitet për 45, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 33,50 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,139 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC dhe tani do të jetë 16,837 denarë për një kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror për 11,63 për qind në 14 ditët e kaluara dhe për 1,408 për qind kursin më të ulët të dollarit në raport me denarin./Radio Vala

715 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: