Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Gostivari shënoi ardhjen e stinës së Pranverës me manifestimin tradicional “Dita Vardarit”

Gostivari shënoi ardhjen e stinës së Pranverës me manifestimin tradicional “Dita Vardarit”

Shetitorja rreth lumit Vardar në Gostivar, të dielën ishte vendi më i frekuentuar brenda qytetit. Në organizim të Këshillit Rinor dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit, në parkun e madh të qytetit u mbajt manifestimi tanimë tradicional “Dita e

Vardarit”, me rastin e Ditës së Pranverës.

Me këtë rast, u organizuan lojëra të ndryshme argëtuese për të rinjtë,  siç janë volejbolli, ping pongu, frisbee dhe lojëra të tjera.  

Kryetari i Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, Artan Fejzuli theksoi se: “Aktivitetet e ndërmarra për të shënuat fillimin e stinës së Pranverës në qytetin e Gostivarit, synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe rinisë në veçanti për kujdes të shtuar mbi natyrën dhe pasurinë publike”

Gjatë tërë kohës sa zgjati manifestimi, vizitorët patën rastin të dëgjojnë performanca të DJ-ve të ndryshëm të angazhuar enkas për këtë manifestim.

Koordinatori i Këshillit Rinor, Sefer Selimi,  bëri me dije se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë për çdo vit me rastin e ardhjes së Stinës së Pranverës.

 

706 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: