Breaking News
Home / Lajme nga Zvicra / I Ngarkuari me Punë, Xhemaili në emër të Republikës së Kosovës mori pjesë në ditët e zisë në Ambasadën e Bregut të Fildisht në Bernë

I Ngarkuari me Punë, Xhemaili në emër të Republikës së Kosovës mori pjesë në ditët e zisë në Ambasadën e Bregut të Fildisht në Bernë

Bernë, me 21 mars 2016 – I Ngarkuari me Punë, Mustafë Xhemaili, mori pjesë në ditët e zisë që Ambasada e Bregut të Fildisht (Coté d’Ivoire) në Bernë, mbajti për vdekjen e shumë qytetarëve nga sulmi i rëndë terrorist në qytetin Grand-Bassam.

“I Ngarkuari me Punë, në mes tjerash në Librin e Zisë shënoi se Kosova e dënon këtë akt terrorist dhe se mbështet dhe solidarizohet plotësisht me popullin dhe qeverinë e Bregut të Findisht në luftë kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës 

Sulmi terrorist ndodhi të dielën, më 13 mars ku u vranë 15 civilë dhe tre ushtarë. Ky sulm ka tronditur vendin, i cili ka një krizë elektorale njëvjeçare, por megjithatë Bregu i Fildisht, është njëri ndër shtetet në Afrikë, i cili vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme ekonomike. Bregu i Fildishte ka njohur Republikën e Kosovës,shtet të pavarur dhe sovran, më 20 shtator 2011.

/Radio Vala

551 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Jo vetëm meshkujt, shënojnë Kristina Maksuti dhe Florijana Ismaili në Zvicër

E Diel, me 10 Shkurt 2019 Kristina Maksuti dhe Florijana Ismaili, dy futbollistet shqiptare me …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: