Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari Nevzat Bejta takoi nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme ekonomike komunale

Kryetari Nevzat Bejta takoi nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme ekonomike komunale

Në vazhdën e takimeve me nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme publike, kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta u takua me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale.

Në prani të zëvendësdrejtorit, z. Kasam Kasami, kujdestarëve të klasave dhe përgjegjësve të Sektorit për Arsim, kryetari z. Nevzat Bejta tha se qëllimi i takimeve të tilla është njoftimi i gjeneratave të reja me institucionet publike, me theks të veçantë Komunën dhe funksionin e kryetarit të Komunës.

Kryetari z. Nevzat Bejta tha se takimet e tilla janë praktikë pozitive e shteteve të zhvilluara evropiane dhe SHBA-ve, duke shtuar se kjo paraqet një vlerë të demokracisë, kur dihet fakti se në sistemin e kaluar monist dyert e Komunës kanë qenë të mbyllura për qytetarët dhe aq më tepër për të rinjtë.

“Shtetet e zhvilluar të BE-së dhe SHBA-ve kanë ecur shumë para. Edhe takimet që kemi filluar me nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme janë një praktikë pozitive e këtyre shteteve. Gjeneratat e reja duhet ta shohin si funksionojnë institucionet publike, Komuna dhe kryetari i Komunës. Shumica prej jush deri sot kanë kaluar nga komuna dhe nuk kanë pasur rast të hyjnë brenda. Nuk kanë mundur të shohin si duket Këshilli i Komunës ku sjellën vendime për qytetarët, nuk kanë pasur mundësi të shohin dhe të njihen me kryetarin e Komunës. Institucionet publike por edhe prona publike janë pronë e shoqërisë, prandaj çdo kush nga ne duhet t’i ndjejë si prona të veta. Për pasurinë publike duhet të kujdesemi të gjithë ne, sepse na takon dhe na shërben të gjithë neve pa dallim”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili shfrytëzoi nga rasti që nxënësve të ua uroi 21 Marsin, Ditën e Pranverës. 

Nxënësit e pranishëm, me këtë rast shfrytëzuan rastin të pyesin kryetarin për funksionimin e institucionit që drejton, por edhe për investimet e kryera në shkollën e tyre. Kryetari  Nevzat Bejta tha që Komuna e Gostivarit ka investuar dhe do të vazhdon të investon në Shkollën e  Mesme Ekonomike Komunale, ashtu si në gjitha shkollat e tjera, duke shtuar që shkollat e Komunës së Gostivarit tashmë janë shkollat më të rregulluara në nivel të shtetit por edhe në rrafshin kombëtar. 

Nxënësit u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë, duke falënderuar kryetarin Nevzat Bejta për mundësinë e ofruar që të njihen me funksionimin e Komunës së Gostivarit.

Pas takimin në sallën e Këshillit Komunal, kryetari Nevzat Bejta i shoqëruar nga nxënësit vizituan pres qendrën, mjediset e Këshillit Rinor dhe kabinetin e tij. Takimi u mbyll me një fotografi kolektive përpara ndërtesës komunale.

Takimi i parë i kësaj natyre u zhvilluar me nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë, ndërsa në periudhën në vazhdim do të vijohet me takime edhe me nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale të Gjimnazit  dhe Shkollës së Mesme Teknike Komunale. 

534 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: