Breaking News
Home / Lajme nga Zvicra / Ministri i Diasporës së Kosovës, Murati në Austri bisedon për organizimin e Olimpiadës Sportive në Melk

Ministri i Diasporës së Kosovës, Murati në Austri bisedon për organizimin e Olimpiadës Sportive në Melk

Melk, me 21 mars 2016

Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati në Austri ka takuar kryetarin e qytetit të Melkut Tomas Widrich me të cilin ka biseduar për organizimin e Olimpiadës Sportive në Melk me pjesëmarrjen e fëmijëve të mësimit plotësues në Austri, Gjermani, Zvicër, Itali dhe të nxënësve austriak nga Melku dhe atyre nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë. 

“Ky projekt ka filluar si ide nga konsulli ynë në Vjenë Imer Xhemail Lladrovci dhe i cili është përkrahur nga qyteti i Melkut, Ministria e Diasporës, ambasadat tona në Vjenë etj. Gjithashtu sot takova edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Roland Bimo me të cilin biseduam për koordinimin e përbashkët në funksion të diasporës në Austri”, thekson ministri, Murati.

/Radio Vala

594 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: