Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Në ditën ndërkombëtare, kryetari Nevzat Bejta priti fëmijët e prekur nga sindromi Daun

Në ditën ndërkombëtare, kryetari Nevzat Bejta priti fëmijët e prekur nga sindromi Daun

Në ditën botërore të personave me sindromin Daun, 21 marsin, kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij fëmijët e prekur nga ky sindrom. 

Në këtë takim ku të pranishëm ishin prindërit dhe drejtuesit e Qendrës Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta dhe Qendrës të Sindromit Daun në Maqedoni, kryetari Nevzat Bejta premtoi mbështetje për këtë kategori shoqërore. 

“Ne si Komunë në bazë të mundësive që kemi ashtu si dhe në mandatin e kaluar kemi dhënë dhe do të japim mbështetje të pakufizueshme për këtë kategori sociale. Si nevoja imediate u përmendën kuadrot profesionale shqiptare dhe literatura në gjuhën shqipe. Ne do të bëjmë përpjekje që të japim mbështetjen tonë në drejtim të plotësimin të këtyre kërkesave. Gëzohem që tani flitet në shoqëri për këtë kategori sociale, me qëllim që tu jepet përkrahje këtyre fëmijëve që edhe këto fëmijë të mos ndjehen të veçuar në mesin e shoqërisë”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta fëmijëve të pranishëm u ndau dhurata simbolike. 

Drejtuesit e dy qendrave dhe prindërit, shprehen mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar nga kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta. 

537 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: