Breaking News
Home / Lajme / Dita botërore e ujit 2016

Dita botërore e ujit 2016

Shkup, 22 mars 2016 –  Në organizim të Institutit për shëndet publik sot do të shënohet Dita botërore e ujit 2016, dedikuar Ujit dhe vendeve të punës.

Shënimi i Ditës botërore të ujit në Maqedoni organizohet për herë të nëntë me qëllim që të ngritet vetëdija te popullata në përgjithësi për rëndësinë e ujit për shëndetin e njeriut.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara më shumë se 3,6 milionë njerëz çdo vit vdesin nga sëmundjet e lidhura me ujin në mjediset joekologjike. Çdo ditë 38 të punësuar vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji. Në Afrikën Sub-Sahariane, gratë dhe vajzat çdo ditë shfrytëzojnë rreth 25 për qind të kohës për furnizimin e ujit. Më shumë se 1/3 e shkollave në vendet në zhvillim nuk kanë qasje deri te uji i pastër për pirje dhe për higjienë. Rastet e vdekjes mund të parandalohen me ujë më të mirë dhe sanim.

Sot rreth gjysma e punëtorëve në botë, 1,5 miliardë njerëz punojnë në sektorë lidhur me ujin dhe pothuajse të gjitha punët varen nga uji ose janë të lidhura me dorëzimin e tij. Megjithatë, miliona njerëz puna e të cilëve është e lidhur drejtpërdrejtë me ujin e pastër nuk i gëzojnë të drejtat punëtore. Tema për këtë vit është “Uji dhe vendet e punës”, ndërsa qëllimi është që të tregohet se sasitë e mjaftueshme të ujit dhe uji cilësor mund ta ndryshojnë jetën dhe ekzistencën e punëtorëve dhe madje edhe të transformojë shoqëri dhe ekonomi.

Është vlerësuar se në vitin 2014, rreth 37 për qind e popullatës, ose rreth 770.000 njerëz, në Republikën e Maqedonisë jetojnë në 1.420 vendet të banuara rurale. Rreth 27 për qind nga popullata rurale janë të lidhur në sistemet urbane të ujësjellësit, të menaxhuara profesionalisht nga 56 ndërmarrje publike komunale. Rreth 62 për qind e banorëve rural furnizohen me ujë nga sistemet e vogla të ujit në lagjet e fshatrave varësisht nga objektet lokale të furnizimit me ujë (bunare, pompa, çezma të fshatit, puset). Problemet e përbashkëta të cilat ndikojnë në cilësinë e ujit për pirje në sistemet e vogla të ujit janë mungesën e zonave mbrojtëse dhe gardheve, rrjeti i vjetërsuar dhe i dëmtuar i ujit, kloirimi jo i rregullt i ujit për pirje dhe pastrimi jo i përshtatshëm i ujit.

Në kuadër të shënimit të Ditës botërore të ujit do të mbahet tribunë në temë “Të mësojmë ta kursejmë ujin”, në të cilën do të bëhet kontroll i shkurtër i pikëpyetjeve të ndara midis fëmijëve dhe nxënësve nga kopshti Spirit dhe SHF “Johan Hajnrik Pestalloci”. Qëllimi ishte të merren informacione sa ata janë të informuar për ujin në përgjithësi, rëndësia e tij dhe për situatën në Afrikë, si kontinent i cili ende ka problem me qasjen e ujit të sigurt për pirje./Radio Vala

3,247 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: