Breaking News
Home / Maqedoni / Garet: Zgjedhjet më 5 qershor ende janë të mundshme

Garet: Zgjedhjet më 5 qershor ende janë të mundshme

Shtip, 22 mars 2016 – Realizimi i zgjedhjeve më 5 qershor ende është e mundshme, por për të përfunduar të gjitha obligimet është e nevojshme që Komisioni Shtetëror Zgjedhor, liderët politikë dhe të gjitha institucionet relevante të punojnë bashkarisht, deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet pas vizitës së sotme në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip.

“Suksesi i këtij procesi do të mund që ta tërheqë Maqedoninë jashtë nga kjo krizë politike në të cilën gjendet dhe të vazhdojë më tej me zhvillimin e saj”, shtoi Garet.

Në lidhje me reformat mediale, ambasadori i Britanisë së Madhe theksoi se jo vetëm që është me rëndësi debati i cili ekziston rreth kësaj çështje, por me rëndësi është që gjatë zgjedhjeve të gjitha mediat të punojnë në pajtueshmëri me rregullativat ligjore, ku do të funksionojnë parimet e gazetarisë së mirë me qëllim që të raportojnë në mënyrë objektive, pa mbajtur anë dhe në mënyrë të balancuar gjatë zgjedhjeve.

Garet kishte takim me rektorin e UGD-Shtip, Blazho Boev, ndërsa para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë mbajti edhe ligjerata “Diplomacia britanike në shek. 21”. /Radio Vala

541 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: