Breaking News
Home / Maqedoni / Kontrolli në terren të Listës zgjedhore fillon nga fundi i javës

Kontrolli në terren të Listës zgjedhore fillon nga fundi i javës

Shkup, 22 mars 2016 – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga fundi i kësaj jave do ta fillojë kontrollin në terren të 100.436 shkresave të cilat dolën nga kontrolli i të dhënave dhe kontrolli qytetar përmes ueb aplikacionit të Komisionit, në kuadër të procesit të pastrimit të Listës zgjedhore. Kontrolli terrenor pritet të zgjasë prej një javë deri në dhjetë ditë.

Lista sa persona në cilën komunë do të kontrollohen, KSHZ do ta kenë para kontrollit pasi që ekipet e TI akoma janë duke punuar në të, sqaroi Admir Shabani, drejtues i sektorit në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Siç kumtoi në konferencën e sotme për shtyp Ljupka Guguçevska, këshilltare në KSHZ, kontrollin terrenor do ta bëjnë 374 anketues të autorizuar, ndërsa kontrollues të tyre do të jenë drejtuesit e njësiteve rajonale të KSHZ-së.

Pyetësorin të cilin duhet ta plotësojnë anketuesit është përpiluar dhe pritet deri në fund të ditës të publikohet në ueb faqen e Komisionit. Anketuesit, të cilët do të identifikohen me bexha specialë të KSHZ-së dhe letërnjoftim, do t’i vizitojnë shtëpitë e personave të cilët janë në këtë listë në shkresa jokonzistente prej orës 8:30 deri në orën 19:00. Pas përfundimit të kontrollit pyetësorët duhet t’i dorëzojnë deri te kontrolluesit. Nëse personi i cili kërkohet, anketuesi nuk e gjen dy herë, atëherë në adresën nën të cilën udhëhiqet do t’u lihet njoftim me shkrim në afat prej tri ditëve të paraqitet në sektorin rajonal të KSHZ-së. Nëse adresa e cila është kontestuese nuk ekziston, ose, bëhet fjalë për objekt publik, këtë anketuesi duhet ta evidentojë në pyetësor.

Vëzhgim pasiv të tërë procesit do të mund të bëjnë edhe përfaqësuesit e katër partive politike më të mëdha. Ata do ta vëzhgojnë procesin pa ndërmarrjen e çafrëdo veprimeve sqaroi këshilltarja Guguçevska.

Qytetarët të cilët nuk do t’u japin informacione të anketuarve nuk do të dënohen. “KSHZ tani për tani nuk ka paraparë dënime”, tha Guguçevska duke shfaqur shpresë se qytetarët do të bashkëpunojnë që të kthehet besimi në Listën Zgjedhore.

Nga KSHZ nuk theksuan se si do të fshihen ose, do të korrigjohen shkresat nga Lista zgjedhore. “Qëllimi është t’i kontrollojmë të dhënat, më pas do të vijojë procedura tjetër”, tha Guguçevska./Radio Vala

618 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: