Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Pesë rrugica në Lagjen Mllaki shtrohen me pllaka bekatoni

Pesë rrugica në Lagjen Mllaki shtrohen me pllaka bekatoni

Gostivar, 22 mars – Pesë rrugica në Lagjen “Mllaki”, të Gostivarit janë shtruar me pllaka bekatoni. Kryetari z.Nevzat Bejta bashkë me banorët lokal inauguruan rrugicat e rregulluara tani pas 40 vitesh nga popullimi i këtij lokaliteti. 

“Jemi në lagjen Mllaki ku po promovojmë shtrimin me pllaka bekatoni të pesë rrugicave të lagjes. Ishte një kërkesë e banorëve të lagjes, dhe pasi lagja Mllaki është pjesë e rëndësishme e qytetit,  siguruam mjetet e nevojshme financiare për rregullimin e këtyre rrugicave. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të përgjithshme prej 1500 metra katrorë, kurse vlera e investimit është mbi 22 mijë euro”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta. 

Kryetari Nevzat Bejta tha se tashmë janë krijuar kushte të mira për banorët e lagjes dhe sidomos për fëmijët që frekuentojnë shkollat.

Banorët e lagjes u shprehen falënderues për punën e kryetarit Nevzat Bejta duke theksuar se ky nuk është investimi i vetëm i realizuar brena kësaj lagje të qytetit. Banorët kujtuan që vitin e kaluar në këtë lagje është bërë edhe ndriçimin publik, si dhe trotuaret dhe ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në rrugën kryesore. 

 

650 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: