Breaking News
Home / Maqedoni / Filloi greva treditore e administratës gjyqësore

Filloi greva treditore e administratës gjyqësore

Shkup, 23 mars 2016 – Administrata gjyqësore sot e filloi grevën treditore, e cila të premten, siç paralajmërojnë organizuesit, do të shndërrohet në protestë. Ata kërkojnë ndryshime të Ligjit për shërbim gjyqësor, rritje të rrogave të nëpunësve gjyqësorë, t’u paguhen pesë përqindët e premtuar dhe të kthehet orari i punës prej orës 7:30 deri më 15:30.

Greva do të mbahet tërë ditën, ndërsa sot dhe nesër në periudhë prej orës 10 deri në orën 11 nëpunësit gjyqësorë pakënaqësinë e vet do ta shprehin para gjykatave. Gjatë grevës do të mundësohet minimum kryerje e papengueshme e funksioneve të gjykatës, përkatësisht do të mbahen vetëm lëndët urgjente dhetë paraburgimeve.

“Greva filloi dhe jemi të kënaqur nga jehona. Kemi informata se dalja është 95 për qind. Kemi mbështetje nga anëtarët tanë, por edhe nga ata të cilët nuk janë anëtarë të Sindikatës”, deklaroi Tërpe Dejanovski, kryetar i Këshillit grevist.

Për të premten organizuesit paralajmëruan protestë e cila do të fillojë në orën 12 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë para Minsitrisë së Drejtësisë dhe Minsitrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe do të përfundojë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Grevën e organizojnë Sindikata e të punësuarve në Administratë, organe të jurisprudencës dhe shoqatat e qytetarëve dhe Shoqata e administratës gjyqësore pasi që i shpallën negociatat të pasuksesshme me Ministrinë e Drejtësisë rreth ndryshimeve të Ligjit për shërbim gjyqësor. Negociatat filluan si rezultat i grevës paralajmëruese që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar./Radio Vala

625 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: