Breaking News
Home / Maqedoni / Fluturimet nga Maqedonia drejt Brukselit po zhvillohen normal

Fluturimet nga Maqedonia drejt Brukselit po zhvillohen normal

Shkup, 23 mars 2016 – Transporti ajror nga Maqedonia drejt Brukselit është duke u zhvilluar normalisht në pajtim me itinerarin e përcaktuar. Për sot dhe nesër nuk ka fluturime të caktuara drejt kësaj kryeqendre evropiane, ndërsa fluturimi i radhës duhet të realizohet të premten përmes aviokompanisë “Vizer” në aeroportin “Sharloa” i cili nuk ishte cak i sulmeve terroriste të cilat ndodhën dje në Bruksel.

“Transporti ajror i dy aeroporteve të Maqedonisë zhvillohet normalisht, sipas itinerarit të rregullt të fluturimit”, njofton pres shërbimi i aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh”.

Që atje theksojnë se në bashkëpunim me institucionet kompetente janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e kujdesisë në kuadër të standardeve ndërkombëtare të aviacioneve.

Deri më tani një pjesë e shteteve evropiane e kanë ngritur nivelin e sigurisë në aeroportet e tyre.

Brukseli dje ishte cak i sulmeve terroriste në të cilat jetën e humbën 32 persona, ndërsa mbi 250 janë lënduar. Objektiv i sulmeve ishin aeroporti Zaventem dhe metroja në qendër të Brukselit. Përgjegjësinë për sulmet e ndërmori grupi terrorist Shteti Islamik./Radio Vala

494 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: