Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Kryetari Bejta dhe kryesuesi Musliu, takuan komandantin e Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abduraimi

Kryetari Bejta dhe kryesuesi Musliu, takuan komandantin e Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abduraimi

Gostivar, me 23 Mars – 2016 

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. NevzatBejta i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit të Komunës, z. NasirMusliu, vizituan Stacionin Policor të Gostivarit dhe takuan komandantin e ri, z. Gazi Abduraimi. 

Në këtë takim miqësor ku i pranishëm ishte edhe shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, z. Nevzair Shabani, kryetari Nevzat Bejta uroi komandantin për postin drejtues, duke shtuar se zgjedhja e tij në krye të Stacionit Policor të Gostivarit u bë sipas rregullave ligjore dhe me mbështetjen e shumicës së këshilltarëve të Komunës së Gostivarit. 

Bashkëpunimi mes dy institucioneve për të ngritur nivelin e sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre, ishte në fokus të takimit. 

“Gëzohem që në mesin tonë ndodhet edhe shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës i cili kujdeset për policinë e rajonit, zotëri Nevzair Shabani. Me komandantin e ri jemi shumë të kënaqur për punën që bën, dhe më vjen mirë që këtë e dëgjoj edhe nga qytetarët. Komandanti dhe pjesëtarët e tjerë të Policisë e kanë për detyrë që të kujdesen për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, të kujdesen për rendin dhe qetësinë publike dhe për të mbrojtur pronën publike dhe pronën e qytetarëve. Qytetarët duhet ta njoftojnë Policinë për çdo zhvillim rreth tyre që Policia të merr masa dhe të parandalon çdo veprim të dëmshëm”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta. 

Komandanti, z. Gazi Abduraimi shprehu falënderim për vizitën dhe mbështetjen e dhënë nga ana e kryetarit dhe Komunës së Gostivarit. 

“Falënderoi kryetarin e Komunës, z. NevzatBejta, kryesuesin e Këshillit, z. NasirMusliu për bashkëpunimin që kemi ndërmjet Policisë dhe Komunës së Gostivarit, bashkëpunim që bëhet në interes të qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Ftojmë qytetarët për bashkëpunim dhe për çdo eventualitet të drejtohen për ndihmë tek Stacioni Policor. Është puna jonë që të sigurojmë rendin dhe qetësinë publike, jetën dhe pasurinë e qytetarëve”, tha mes tjerash komandanti, z. Gazi Abduraimi, i cili në fund të takimit kryetarit, Nevzat Bejta i dhuroi një fotografi me Sahat Kullën e qytetit dhe simbolin e Policisë. /Radio Vala                    

652 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: