Breaking News
Home / Lajme / Ministri Izairi dhe rektori i UEJL-së do të nënshkruajnë marrëveshje për financimin e projekteve

Ministri Izairi dhe rektori i UEJL-së do të nënshkruajnë marrëveshje për financimin e projekteve

Tetovë, 23 mars 2016 – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Zamir Dika sot do të nënshkruajnë marrëveshje për financimin e projekteve: “Konfirmim i potencialit real për realizimin e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunat Kërçovë dhe Kavadar” dhe “Zbatimin e metodologjisë dhe aktiviteteve operative gjatë procesit për realizimin e iniciativës për shpalljen e Malit Sharr për park nacional”.

Në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët në temë “Matja e cilësisë së ajrit” dhe prezantimi i projektit për valorizim të vlerave dhe shpalljes së Malit Sharr për park nacional.

Është paralajmëruar prania e kryetarëve të komunave të Tetovës dhe të Kavadarit, Tetuta Arifi dhe Aleksandar Panov./Radio Vala 

832 total views, 6 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: