Breaking News
Home / Maqedoni / Ministri Jashari priti në takim të përbashkët ambasadorët Bejli dhe Orav

Ministri Jashari priti në takim të përbashkët ambasadorët Bejli dhe Orav

Shkup, 23 mars 2016 – Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka pritur në takim të përbashkët, ambasadorët në Republikën e Maqedonisë, të SHBA-së  Xhes Bejli dhe të BE-së Aivo Orav.

Në këtë takim, ministri Jashari dhe ambasadorët Bejli dhe Orav kanë diskutuar fillimisht për situatën e përgjithshme politike të krijuar së fundmi në Maqedoni, gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për raportin e fundit të Komisionit të Venedikut, që u referohet dy ligjeve, edhe atë ligjit për Privatësinë dhe ligjit për Denoncuesit që vijn si ligje nga marrëveshja e katër partive politike në negociatat e zhvilluara për implementimin e marrëveshjes së Shkupit.

Pjesë e bisedës ishte edhe Kodi zgjedhor dhe kryqëzimi i të dhënave nga KSHZ-ja për identifikimin e votuese fiktiv.

Ministri Jashari ka falenderuar ambasadorët Bejli dhe Orav për vizitën e tyre, njëherit ka shprehur gatishmërin për bashkëpunim që të mund të zgjidhen të gjitha problemet në kuadër të kompetencave të ministrisë.

Edhe ambasadori i SHBA-së dhe ai i BE-së kanë shprehur mirënjohjet e tyre për angazhimin dhe përkushtimin që jep ministria e drejtësisë në drejtim të zgjidhjes së krizës politike. /Radio Vala

707 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sekretari amerikan: Mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë

Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Wes Mitchell, ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: