Breaking News
Home / Maqedoni / Promovimi i pullës së përbashkët mes Postës së Maqedonisë dhe Postës së Kosovës

Promovimi i pullës së përbashkët mes Postës së Maqedonisë dhe Postës së Kosovës

Shkup, 23 mars 2016 – Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Postën e Kosovës për shtypjen e pullës së përbashkët postare, sot Posta e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës realizuan promovimin e përbashkët të pullës postare “Turizmi malor”.

“Përmes kësaj pulle disejnuesit na ofruan pamje nga bukuritë e rralla të bjeshkëve të Sharrit, pamje nga Kodra e Diellit në Maqedoni dhe Brezovica në anën e Kosovës. Çdo pullë postare me vete mban rrëfim të prezantuar në një pjesë të vogël të letrës të mbushur përplot me art, por me mundësi të qarkullojë gjithandej për të dërguar porosi. Veprimtaria postare tejkalon kufitë, ajo paraqet urë lidhëse mes vendeve dhe kulturave të ndryshme”,  potencoi drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi dhe theksoi se me këtë pullë postare turizmit të së dy vendeve u japin një mbështetje dhe promovim të vazhdueshëm.

Kufijtë, siç thuhet në kumtesën nga Posta e Maqedonisë,  nuk paraqesin pengesë për bashkërenditje të aktiviteteve tona.

“Мë gëzon fakti që për një kohë shumë të shkurtë pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes dy drejtorive i njejti edhe realizohet. Pas emetimit të kësaj pulle të përbashkët postare do të ketë edhe aktivitete tjera që do të realizohen për të mirën e ndërsjellt të drejtorive postare dhe shfrytëzuesve tonë. Kjo pullë postare le të paraqet edhe njështytje shtesë për realizim edhe të projekteve tjera për bashkëpunim mes dy vendeve tona”, theksoi drejtori Rexhepi.

Në promovimin e pullës së përbashkët postare të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i bordit të Postës së Kosovës Halit Isufi, i cili potencoi se në çdo shtet, misioni i filatelisë së çdo poste është promovimi i vlerave dhe pasurive nacionale përmes imazheve që përcillen nga pullat postare.

Ai tha se sot gjithashtu po forcohen edhe më shumë urat e bashkëpunimit mes dy administratave postare, si dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë, në përgjithësi.

“Jam i bindur se dy drejtorët, Rexhepi dhe Hoxha, do të na sjellin edhe projekte të tjera të përbashkëta, për çka edhe janë zotuar me marrëveshjen e nënshkruar para disa ditësh në Shkup”, përfundoi Isufi. /Radio Vala

1,105 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: