Breaking News
Home / Lajme / Ambasadorja e BH në Maqedoni znj.Lepa Babiç realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë z.Adnan Jashari

Ambasadorja e BH në Maqedoni znj.Lepa Babiç realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë z.Adnan Jashari

Shkup, 24 Mars 2016 –  Ambasadorja e Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni znj.Lepa Babiç realizoi sot takim protokolar me Ministrin e Drejtësisë z.Adnan Jashari.

Ministri i Drejtësisë z.Adnan Jashari në fillim të takimit e njoftoi znj.Lepa Babiç për të gjitha aktivitetet e realizuara së fundmi në këtë dikaster dhe njëkohësisht e informoi ambasadoren për punët dhe detyrat që e presin ministrinë e drejtësisë në të ardhmen.

Ambasadorja znj.Lepa Babiç, gjatë kësaj vizite shprehu interesimin e saj të njihet nga afër me projektet e realizuara në kuadër të ministrisë, si dhe të shkëmbejnë mendime rreth sfidave dhe problematikave aktuale me të cilat përballet Republika e Maqedonisë. Gjithashtu znj.Babiç, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë duke ofruar shkëmbimin e përvojave në këto institucione.

Ministri z.Jashari falenderoi ambasadoren znj.Babiç për vizitën e saj në ministrinë e drejtësisë, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai udhëheq, që bashkëpunimi në mes të dy vendeve të jet konstruktiv edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri tani./Radio Vala

440 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: