Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Ambasadorja zvicerane, Sybille Suter Tajada vizitoi Gostivarin

Ambasadorja zvicerane, Sybille Suter Tajada vizitoi Gostivarin

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, zonj. Sybille Suter Tajada qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit dhe u takua me kryetarin, z. Nevzat Bejta.

Në takim u bisedua për shumë projekte të realizuara në Komunën e Gostivarit me mbështetje financiare nga qeveria dhe populli zviceran.

Pas takimit njëorësh në kabinetin e tij, kryetari , z. Nevzat Bejta, shprehu falënderim për popullin dhe qeverinë zvicerane për mbështetjen e jashtëzakonshme që po tregojnë ndaj shoqërisë gostivarase.

“Sot, për mua si kryetar Komune dhe qytetarët e Gostivarit është një ditë e veçantë, sepse për vizitë ka ardhur ambasadorja e Zvicrës, zonja Sybille Suter Tajada. Në takim biseduam për projektet që u realizuan dhe po realizohen me mbështetje financiare të qeverisë dhe popullit zviceran. Fal mbështetjes së qeverisë dhe popullit zviceran, në Komunën e Gostivarit u realizuan 5 projekte kapitale dhe shumë të rëndësishme për qytetarët e Gostivarit”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, duke paraqitur konkretisht projektet e realizuara dhe që janë në realizim e sipër.

“ U realizua projekti Forume në Bashkësi me vlerë 146 mijë euro. Po ashtu, projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gostivarit është projekti për Furnizim me ujë të pijshëm të qytetit të Gostivarit, me vlerë prej 2 milion e 500 franga, prej të cilave 2 milion e 240 mijë franga të siguruara nga qeveria dhe populli zviceran. Ky projekt për qytetarët e Gostivarit është shumë jetik, sepse, siguron kushte të shëndetshme të jetesës dhe zhvillim ekonomik të rajonit. Projekti është kapital sepse përmban shumë faza të realizimit. Nga viti 2016 deri në vitin 2018 do të vijon sistemi i dytë për furnizim me ujë të qytetit të Gostivarit dhe disa vendbanimeve përreth. Për realizimin e projektit, vetëm qeveria e Zvicrës do të ndajë 5 milion franga”, tha kryetari Nevzat Bejta.

“Projekt tjetër kapital është projekti për ndërtimin e urës së re të Lumit Vardar. Projekti kushton 385 mijë euro dhe do të vihet në përdorim për disa muaj. Është ura e parë që në Gostivar ndërtohet pas ardhjes së demokracisë, për atë kemi vendosur që ta quajmë Ura e Demokracisë”, u shpreh kryetari Bejta duke njoftuar opinionin se tashmë është shpallur tenderi dhe shumë shpejt do të fillon ndërtimi i urës së re.

“ Një projekt tjetër i financuar nga qeveria dhe populli zviceran është edhe projekti “eRegulations”. Zbatimi i këtij projekti është mjaftë i rëndësishëm për qeverisje elektronike ku qytetarët shumë lehtë mund të vijnë deri tek informacionet se ku dhe si Komuna e Gostivarit po harxhon buxhetin e grumbulluar nga taksat dhe tatimet e qytetarëve. Me realizimin e këtij projekti, Komuna e Gostivarit dhe përmes saj edhe Republika e Maqedonisë, do të përfshihet në hartën e Kombeve të Bashkuara për shtete dhe Komuna transparente”, shtoi kryetari Bejta. 
“Ndjej obligim që në emër të qytetarëve të Gostivarit, administratës komunale dhe në emrin tim personal, përmes ambasadorit të nderuar të Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e tij, Sybille Suter Tajada, të shpreh një falënderim të madh publik për popullin dhe qeverinë zvicerane, për mbështetje e gjithë këtyre projekteve që shkojnë në dobi dhe interes të qytetarëve të Gostivarit”, vijoi Bejta.

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, zonj. Sybille Suter Tajada, u shpreh e lumtur që viziton Komunën e Gostivarit pak muaj nga ardhja në këtë post diplomatik në Maqedoni.

“Nga takimi që pata me kryetarin tuaj, mësova që Gostivari dhe shteti juaj kanë shumë gjëra të përbashkëta me shtetin e Zvicrës se sa që kamë menduar më herët. Kur flasim për Gostivarit, kuptova se keni shumë qytetarë nga ky qytet që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Dhe kjo ndikon që ndërlidhja mes Gostivarit dhe Zvicrës të jetë më komplekse. Biseduam për projekte të ndryshme që Qeveria e Zvicrës i ka financuar për qytetin e Gostivarit, dhe disa prej tyre do ti vizitojmë sot. Me rëndësi të veçantë është projekti “Forumet në Bashkësi”, sepse participojnë direkt qytetarët në aspektin e vendimmarrjes. Duhet treguar të kujdesshëm sepse sjellim vendime nga poshtë lartë, pasi ndajmë mendimin që me këtë qasje komunat shndërrohen në Komuna më demokratike“, u shpreh mes tjerash ambasadorja, z. Sybille Suter Tajada.

Ambasadorja u shpreh e lumtur që në qytetin e Gostivarit jetojnë shumë popuj në harmoni dhe bashkëjetesë shembullore.

Ndryshe, pesë projektet që u financuan dhe po financohen nga qeveria dhe populli zviceran përmes projektit SECO, kapin vlerën e përgjithshme prej 7 milion e 240 mijë franga zvicerane, 531 mijë euro dhe 136 mijë dollarë. 

610 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: