Breaking News
Home / Lajme nga Zvicra / Delegacioni i Kosovës mori pjesë në takimin e organizuar nga OBT dhe CEFTA në Gjenevë

Delegacioni i Kosovës mori pjesë në takimin e organizuar nga OBT dhe CEFTA në Gjenevë

Gjenevë, më 24 mars 2016 – Nga 14-18 mars, në Gjenevë është zhvilluar takimi e organizuar nga Organizata Botërore e Tregëtisë (OBT), Sekretariati i CEFTA-së në formën e një Workshopi për Marrëveshjen për Lehtësimin e Tregëtisë. Nga Republika e Kosovës delegacioni ishte i përbërë prej Ilir Salihut, këshilltar i lartë (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë), kryesues i delegacionit, Habil Zeqiri, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë e autoriteti përgjegjës për masat sanitare dhe fitosanitare dhe Bujar Haxhidauti, përfaqësues i Doganës së Kosovës. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, delegacioni kosovar është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga konsulli i përgjithshëm Ramadan Avdiu dhe sekretari i parë Rexhep Bajraktari.

Përveç delegacionit kosovar, ishin të përfaqësuar të gjitha shtetet anëtare të CEFTA-së, si dhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare me karakter ekonomik (WTO, UNCTAD, UNIDO, World Bank, ITC, UNECE).

Workshop-i është organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë (përfaqësuar nga Sheri Rosenow, nga Sekretariati) dhe Sekretariatit të CEFTA. i cili përfaqësohej nga Umut Ergezer. 

Përveç sqarimeve dhe shkëmbime përvojash rreth implementimit të protokollit për ndryshimin e marrëveshjes se Marrkëshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe më saktësisht, rreth Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë (nëntor 2014), ky takim është shfrytëzuar që të bëhet një pasqyrim i gjendjes aktuale nga secili shtet i pranishëm. Në këtë drejtim, Kosova, përkundër faktit që ende nuk është anëtare e OBT-së, ka informuar për plotësimin e shumë kushteve të nevojshme për zbatim e Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë. /Radio Vala

890 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sporti Shqiptar në Zvicër në TV Syri, ekskluzivisht flasin Egzon Maliqaj dhe Shefat Isufi

Grenchen, me 30 Dhjetor 2019 Në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër që çdo të hënë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: