Breaking News
Home / Lajme nga Zvicra / FC Iliria në Zvicër plasohet në finalen e Kupës së Solothurnit

FC Iliria në Zvicër plasohet në finalen e Kupës së Solothurnit

Solothurn, me 23 mars 2016

Ekipi shqiptar FC Iliria nga Solothurni i Zvicrës është plasuar në finalen Solothurner Cup. FC Iliria e ka mposhtu ekipin e FC Kestenholz me rezultat 1:2. 

“Ne jemi në finale të Kupës me 05.05.2016 në Solothurn. Dje ne Kestenholz në një atmosferë festive shqiponjat e Solothurnit fituan me merite 2:1, përballë një kundërshtari modest por të motivuar. Kjo ndeshje nuk ishte aq e lehtë siç dukej në letër. Ekipi ëndërronte për këtë finale dhe me seriozitet e angazhim total ky objektiv u arrit. Falënderojmë tifozët e shumtë që na përkrahen gjatë gjithë lojës. HOPP FCI”, thuhet në njoftimin e FC Ilirisë. Golat për FC Ilirinë i kanë shënuar Mërgim Sadriji në minutën e 60 dhe Nazim Elezi në minutën e 77.

FC Iliria në finalen e 5 majit do të përballët me fituesin nga ndeshja SC Fulenbach – FC Mümliswil. 

K.S /Radio Vala

764 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: