Breaking News
Home / Maqedoni / Gjykata Themelore Shkup 1: Nuk është kërkuar urdhër për bastisje në Regjistrin Qendrore

Gjykata Themelore Shkup 1: Nuk është kërkuar urdhër për bastisje në Regjistrin Qendrore

Shkup, 24 mars 2016 – Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme Prokuroria për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përgjimi joligjor i komunikimeve (PPS) nga gjykatësi në një procedurë paraprake ka kërkuar të japë urdhër për marrjen e dokumenteve nga Regjistri Qendror i RM-së si dhe se nuk është kërkuar urdhër për bastisje.

Urdhri i dhënë për marrjen e dokumenteve të cilat janë kërkuar nga PPS në këtë rast si edhe në më shumë lëndë më parë tregon se Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup bashkëpunon dhe ka qasje pozitive ndaj punës së PPS në kryerjen e kompetencave të tyre ligjore dhe autorizimeve kundrejt informacioneve të plasuara publikisht se kjo Prokurori ballafaqohet me rezistencën më të madhe pikërisht me këtë gjykatë siç theksojnë edhe ata vetë në raportin e tyre, thuhet në kumtesë.

Lidhur me çështjet se si është procedura në rast se nga Gjykata kërkohet urdhër për bastisje, Gjykata Themelore Shkup 1 kumton se “ajo është pjesë e masave për sigurimin e personave dhe lëndëve nga Ligji për të drejtë penale gjegjësisht prej nenit 181 deri në nenin 192, ku në pajtim me nenin 186 pas kërkesës së shtruar për dhënien e urdhrit për bastisje, gjykatësi vendos menjëherë, më së voni 12 orë nga pranimi i kërkesës”. Bastisja, sqaron Gjykatësi, bëhet nën rregulla të veçanta të përcaktuara me ligj, ndërsa me kohë i përcaktuar në nenin 190 nga LDP.

Nga Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup kumtojnë se nuk do ta komentojnë aksionin e djeshëm të PPS dhe, siç theksojnë, “masat e tyre operative taktike në pritë të institucioneve duke iu referuar urdhrave gjyqësorë dhe shkresave anonime të cilat më shumë ngjajnë në skenar hollivudi, dhe jo në kryerjen serioze dhe me përkushtim të funksionit të një organi siç është PPS”.

“Gjykata në çdo rast do t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë në çdo vperim të tij në pajtim me kompetencën e tij”, thekson në kumtesë Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup./Radio Vala

529 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mogherini në Shkup: Dyert tona janë të hapura, ju keni çelësin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka vizituar Shkupin …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: