Breaking News
Home / Lajme / Të dielën fillon llogaritja verore e kohës

Të dielën fillon llogaritja verore e kohës

Shkup, 24 mars 2016  – Me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë përpara të dielën në orën 2 pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës.

Të dielën akrepat do të zhvendosen për një orë përpara, gjegjësisht koha në orën dy do të llogaritet si tre.

Kalimi nga llogaritja dimërore në atë verore të kohës dhe anasjelltas për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në shtetet në veri të Evropës dhe tani praktikohet në 70 vende.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar, me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, mundësohet kursim i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës është më efikase. Në ish-Jugosllavi, ndërsa me atë edhe në Maqedoni, llogaritja verore e kohës për herë të parë është vendosur më 27 mars të vitit 1983.

Llogaritja verore e kohës do të përfundojë javën e fundit të tetorit në orën tre të mëngjesit kur shigjetat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa./Radio Vala

677 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: