Breaking News
Home / Lajme / Ministri i Drejtësisë, Xhaferi takoi përfaqësuesit e Këshillit për verifikim të fakteve

Ministri i Drejtësisë, Xhaferi takoi përfaqësuesit e Këshillit për verifikim të fakteve

Shkup, me 26 Prill 2016

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi priti në takim përfaqësuesit e Këshillit për verifikim të fakteve dhe ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit z.Sasho Pocevski dhe z.Faton Paçukun.

Në takimin e parë me ministrin e drejtësisë përfaqësuesit e këtij këshilli njoftuan për punën e deritashme të këtij Këshilli për rëndësinë e posaçme si dhe për pengesat me të cilat ballafaqohet ky Këshill. Në veçanti u theksua çështja e mungesës së hapësirave adekuate për ushtrimin normal të veprimtarisë së këtij institucioni relativisht të ri, por me shumë peshë në jurisprudencën e Republikës së Maqedonisë.

Ministri i drejtësisë z.Valdet Xhaferi i falënderoi z. Paçukun dhe z. Pocevskin për vizitën dhe vullnetin e treguar duke e shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar konform kompetencave që i disponon ministria e drejtësisë.

Gjatë takimit u përmend edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm i Ministrisë së drejtësisë me Këshillit për verifikim të fakteve dhe ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit me shpresë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më shumë në periudhën që vjen. /Radio Vala

683 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: