Breaking News
Home / Komunat / Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, vizitoi komunën e Kërçovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, vizitoi komunën e Kërçovës

Kërçovë, 26 prill 2016 – Në kuadër të Karvanit të OEMVP-së që filloi këtë muaj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sot vizitoi komunën e Kërçovës, ku ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e biznesit të këtij rajoni.

Siç theksohet në kumtesën e OEMVP -së, duke qenë se kontakti me bizenset është i rëndësishëm, nëpërmjet organizimit të takimeve të tilla të biznesit, OEMVP më nga afër njihet me problemet e kompanive tona anëtare në çdo komunë.

Ajo për të cilën kompanitë e Kërçovës shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku favorizohen ato të huajt, duke përmendur edhe problemin aktual që kanë me ikjen e fuqisë së re punëtore jashtë vendit.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha theksoi angazhimin e tij në përpjekjet e vazhdueshme për lehtësimin e klimës së biznesit dhe bashkë diskutuan idetë se si të rritet më tej bashkëpunimi dhe mbështetja për këto biznese.

“Oda çdo vjet organizon dhe do të vazhdojë me takime të tilla me kompanitë, kryesisht te vogla dhe të mesme, për t’u njohur me problematikat e tyre, por edhe për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës së të bërit biznes”, theksoi Hoxha.

Nё kёtё takim, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi shpalosi objektivat e Odës dhe foli për punët e deritanishme, ku u prezantua raporti vjetor i vitit të kaluar dhe plani për 2016.

“U prezantuan edhe shërbimet e reja që ofron Oda nga ky vit, duke synuar adresimin e shqetësimeve dhe një qasje afatgjate për zgjedhjen e çështjeve të caktuara në interes të të dy palëve”, tha Butiqi.

Gjithashtu, edhe kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë OEMVP-së, Gëzime Fejzi para bizneseve të Kërçovës prezantoi sfidat dhe pengesat e ndryshme me të cilat përballen gratë sipërmarrëse, duke sugjeruar mundësi dhe forma të ndryshme të përkrahjes së sipërmarrësisë së gruas.

Takimi i radhës do të mbahet më 28 prill në Restoranin Royal në Gostivar, thuhet mëtej në kumtesë. /Radio Vala

590 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: