Breaking News
Home / Lajme / Ali Ahmeti uron Pashkët Ortodokse

Ali Ahmeti uron Pashkët Ortodokse

Të nderuar besimtar ortodoks,

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.

Bëhet e shumefisht kjo kënaqësi kur kujtoj se këtë urim ia dedikoj edhe një pjese të mozaikut religjioz shqiptar, shqiptarëve ortodoks në Maqedoni e gjetiu, atij mozaiku që prej shekujsh i jep botës një shembull të vlerave të mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve.

Fryma e Pashkeve është ringjallja e jetës dhe shpresës. Sivjet, të gjithë ne po përballemi me vështirësi, kapërcimi i të cilave varet mbi të gjitha nga mirëkuptimi midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një të nesërme më të mirë. Qytetaret meritojnë edhe shpresën edhe jetën më të mirë.

Uroj që vitin e ardhshëm Pashkët të na gjejnë më mirë. Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet tuaja.

Me respekt,
Ali Ahmeti,
Kryetar01_05_2016_ali_ahmeti

878 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër, i ftuar Ish karateisti i përfaqësuese së Zvicrës, Shqiprim Salihu

Grenchen SO, me 13 Janar 2019 Ish karateisti i përfaqësueses së Zvicrës, Shqiprim Salihu, ishte …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: