Breaking News
Home / Lajme / KF Gradeci C5 Perugia, fitues i turneut të dëshmorëve “Fadil Rifati” në Itali

KF Gradeci C5 Perugia, fitues i turneut të dëshmorëve “Fadil Rifati” në Itali

Peruxha, me 2 Maj 2016

Klubi i Futbollit në futboll të vogël, Gradeci në Peruxha të Italisë, është fitues i turneut në futboll, turneun e dëshmorëve “Fadil Rifati”, transmeton Radio Vala.

Këtë vit kanë marr pjesë skuadra me lojtarë shqiptar nga shumë qytete të Italisë, edhe atë nga Roma, Laquila, Spoleto, Perugia, Foligno, Parma, Mantova, Ancona, Ascoli e qytete të tjera.

“Ne luajtëm edhe në vitin 2015, ku ishte edicioni i 14 vjetorit te rënies së dëshmorit Fadil Rifati, ku fituam vendin e tretë. Po këtë vit ku bën pjesë disa skuadra nga shumë qytete të Italisë, ata erdhën të nderojnë turneun e dëshmorëve. Skuadra jonë doli fituese kundër një skuadre që kish forcuar ekipin edhe me lojtar nga Seria B, nga skuadra e Peruxhes, nga skuadra e Mantoves dhe nga shumë skuadra tjera, mirëpo aspak nuk i bërën ballë Gradecit, fituam me penallti 8:7, pas mbarimit të lojës së rregullt 5:5”, tha për Radio Vala, Zëdhënësi i KF Gradecit, Fejsal Hasani.

Ekipi i KF Gardecit përbëhet me futbollist shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria e Kosova.

K.S /Radio Vala

 1,327 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: