Breaking News
Home / Lajme / Ministri i Drejtësisë, Xhaferi takoi ambasadorin e OSBE-së, Petersen, biseduan për procesin e zgjedhjeve

Ministri i Drejtësisë, Xhaferi takoi ambasadorin e OSBE-së, Petersen, biseduan për procesin e zgjedhjeve

Shkup, me 4 Maj 2016

Në hapësirat e Ministrisë së drejtësisë për vizitë zyrtare ishte ambasadori i OSBE-së për Maqedoni z. Jan Petersen i shoqëruar nga ekipi i tij. Në takim me ministrin e drejtësisë z. Valdet Xhaferin ambasadori z.Jan Petersen njoftoi për kontributin e OSBE-së në Maqedoni, në veçanti për monitorimin dhe asistencën netruale gjatë procesit të zgjedhjeve si dhe për asistenca tjera që kanë të bëjnë me rregullativën e zgjedhjeve dhe zhvillimit të kapaciteteve juridike në vend.

Ministri i drejtësisë falënderoi ambasadorin dhe stafin e tij për vizitën, gjithashtu njoftoi ambasadorin Petersen për ndryshimet e bëra të Kodit zgjedhor konform marrëveshjes së Përzhinos në mes katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, poashtu edhe për kontributin e ministrisë në forma të ndryshme në pastrimin e listës zgjedhore, konkretisht në bashkëpunimin direkt me Komision Shtetëror të Zgjedhor në përgatitjen dhe ofrimin e të dhënave nga Drejtoria për administrim me librat amë si organ në përbërje të Ministrisë së drejtësisë.

Veç kësaj, në vazhdim ministri i drejtësisë garantoi ambasadorin z.Petersen dhe këshilltarin e tij juridik se Ministria e drejtësisë do të jetë e hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe asistence për të cilën paraqitet nevoja, si dhe të dy palët në takim u dakorduan që pas mbarimit të procesit zgjedhor të rishikohet komplet Kodi zgjedhor ku do të merren parasysh rekomandimet e OSBE-ODIHR që do të dalin pas zgjedhjeve. /Radio Vala

733 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: