Breaking News
Home / Lajme / Regjistrim falas i të drejtave të pronësisë në 29 komuna të kadastrës

Regjistrim falas i të drejtave të pronësisë në 29 komuna të kadastrës

Shkup, me 4 Maj 2016
Kadastra këtë vit do të kryejë regjistrim falas të të drejtave personale të drejtës së patundshmërive në 29 komuna të reja kadastrale në mjediset rurale.
Komunat e kadastrës janë konfirmuar me Programin vjetor për azhnurim të të dhënave sipas detyrës zyrtare për vitin 2016 që e miratoi Qeveria në seancë në datën 26 të muajit të kaluar, me qëllim të zvogëlimit të mëtutjeshëm të përqindjes së parcelave të kadastrës me të drejta pronësore të pakonfirmuara.
Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Slavçe Tërpeski sot apelon të gjithë qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë pronë në komunat e kadastrës me program të shtrojnë fletëparaqitje deri te reparti kompetent dhe të dorëzojnë dokumentacion adekuat që ta tregojnë të drejtën e pronësisë, siç janë aktvendimet, marrëveshjet, aktet e organeve shtetërore, zgjidhje të trashëgueshme dhe listat e pronësisë. Pas kësaj, potencoi, Kadastri do të kryejë regjistirm falas të të drejtave të pronësisë.
“Me programin saktë theksohet periudha në të cilën duhet të shtrohen kërkesat, të cilat gjithsesi në kërkesë të tyre duhet t’i vazhdojmë. Pastaj pas dorëzimit të kërkesës Kadastra del në vendin e ngjarjes së bashku me qytetarin e kryen identifikimin se ku saktë gjendet patundshmëria pas së cilës vijon edhe regjistrimi dhe dhënia e fletëpronësisë”, tha Tërpeski.
Derisa qytetarët nuk paraqiten, potencon, Kadastra do të bëjë përpjekje të kryejë identifikim dhe do t’i regjistrojë të drejtat e pronësisë, por nuk mund të garantohet se ku saktë do të regjistrohen. Për atë apelojmë deri te të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë dhe falas ta regjistrojnë të drejtën e pronësisë, tha Tërpeski.
Në Maqedoni ka gjithsej 4.047.000 parcela kadastrale, ndërsa 9,9, për qind janë me të drejta të pakonfirmuara të pronësisë. Në dy vitet e kaluara është kryer regjistrimi i parcelave në 104 komuna kadastriale nga gjithsej 205 komuna kadastriale ku përqindja e të drejtave të pakonfirmuara të pronësisë është më e madhe për 20 për qind. Në ato dy vite, siç informoi Tërpeski, masën e ka shfrytëzuar rreth 10.000 qytetarë dhe persona juridikë të cilëve falas u është konfirmuar e drejta e pronësisë të mbi 16.000 parcelave kadastriale. Së bashku me programin për sivjet e deri më tani janë përfshirë 133 komuna kadastriale, ndërsa me programin e ardhshëm duhet të përfshihen 72 komuna të tjera.
Me ndryshimet e Ligjit për kadastër të patundshmërive në vitin 2013 është mundësuar për komunat kadastriale ku përqindja e të drejtave të pakonfirmuara të pronësisë është më e madhe se 20 për qind, në bazë zë Programit vjetor të sjellur nga Qeveria, ndërsa për paraqitje të shtruar nga qytetarë dhe persona juridikë, Kadastra të kryejë regjistrim falas të të drejtës së pronësisë./Radio Vala

3,112 total views, 5 views today

About RV2

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: