Breaking News
Home / Arsim / Ambasadori i SHBA-ve Jess Baily e vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadori i SHBA-ve Jess Baily e vizitoi Universitetin e Tetovës

Tetovë, me 5 Maj 2016

Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, Jess L. Baily, sot qëndroi për vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Në UT, ambasadori amerikan u prit nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili e falendëroi diplomatin amerikan që e zgjodhi pikërisht Universitetin tonë, për të mbajtur ligjëratën me temë: “Zgjedhjet në SHBA: Këndvështrimi personal”.
Rektori i UT-së u shpreh se për drejtuesit, profesorët dhe studentët e Universitetit tonë, i paharrueshëm mbetet kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lidhet me momentet kyçe për ekzistencën e këtij institucioni të arsimit të lartë.
“Sigurisht, këtu duhet të theksojmë mbështetjen e Presidentit të Ligës Shqiptare-Amerikane, Joseph Dioguardi në fillimin e ligjëratave të para të UT-së, në vitin 1995.
Kontributin e Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zotin Benjamin Gilman, i cili në vitin 1996, në Kongresin Amerikan e prezantoi rezolutën numër 103 për të garantuar të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe njohjen zyrtare të Universitetit të Tetovës.
Një tjetër moment, po i rëndësishëm në marrëdhëniet shqiptare-amerikane ka të bëjë me hapat e parë të bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit të Tetovës, i cili Marrëveshjen e parë për bashkëpunim e ka firmosur me një universitet amerikan, Universitetin “George Washington”, më 10 shkurt të vitit 1995”, deklaroi Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Po ashtu ambasadori Jess L. Baily, në amfiteatrin e rektoratit, para studentëve të Universitetit, mbajti ligjëratën me temë: “Zgjedhjet në SHBA: Këndvështrimi personal”.
Në prezantimin e ligjëratës, ai në vëmendjen e studentëve tanë, solli përvojën amerikane të realizimit të procesit zgjedhor, standardet demokratike dhe lirinë për pjesëmarrje në votime.
Studentët tanë, ambasadorit Baily, i parashtruan disa pyetje që lidhen me krizën politike në vendin tonë, vendimin absurd të presidentit Ivanov dhe rolin e Prokurorisë Speciale për të vendosur drejtësinë e munguar.
Diplomati amerikan rikonfirmoi përfshirjen e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer vendin, sikundër dha porosinë e tij për qytetarët të marrin pjesë aktive në zhvillimet e përgjithshme në vend, dhe të marrin pjesë në votime kurdo që të mbahen ato. /Radio Vala

874 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: