Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Në ditën e dëshmorëve, 5 Majin, u përkujtuan dëshmorët e luftës së vitit 2001 nga rajoni i Gostivarit

Në ditën e dëshmorëve, 5 Majin, u përkujtuan dëshmorët e luftës së vitit 2001 nga rajoni i Gostivarit

Kryetari Nevzat Bejta: E kemi obligim që amanetin e tyre ta çojmë në vend
Gostivar, me 5 Maj – 2016

Me rastin e 5 Majit ditës së dëshmorëve të kombit shqiptar, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë përkujtuar dëshmorët në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni.

Një delegacion i kryesuar nga kryetarët e komunave të Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Vrapçishtit Bajram Kadrija, Shoqatës së Veteranëve Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me në krye Fatmir Limani, si dhe funksionarëve tjerë lokal dhe qendror nga Gostivari dhe Vrapçishti, bënë homazhe në vendprehjet e dëshmorëve të luftës së vitit 2001, në Banjicë të varri i dëshmorit Hisë Fazliu, në Negotinë të varri i Naser Ademit dhe në fshatin Kalishtë te varri i dëshmorit, Refik Iljazi.

Fillimisht, koordinatori i homazheve në rajonin e Gostivarit, veprimtari Luan Veliu, ftoi kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija në cilësinë e bashkëluftëtarit të dëshmorëve, të thërret për 1 minutë heshtje në nder të tyre.

Kryetarët e komunave të Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Vrapçishtit Bajram Kadrija në rolin e nikoqirëve të homazheve në rajonin e Gostivarit, deklaruan se përkujtimi i dëshmorëve në mënyrëinstitucionale shton nderin dhe respektin ndaj tyre.

“5 Maji shënohet si dita e dëshmorëve të kombit shqiptarë dhe ne sot bëjmë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit nga rajoni i Gostivarit apo brigada – 116 “Tahir Sinani”, dhe të cilët kanë rënë gjatë luftës së vitit 2001. Ne e kemi për obligim që si qeveritarë dhe pjesëtarë të kombit, të punojmë që amanetet e tyre t’i çojmë në vend. Ne dhe po punojmë me mençuri që amanetin e tyre ta çojmë në vend amanetin e tyre që e kanë pasur në shpirt. Lavdi u qoftë dëshmorëve të kombit të cilët dhanë jetën për një jetë më të mirë të kombit shqiptarë”, tha Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

Kryetari Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija tha se: “Sot erdhëm për të nderuar veprën, gjakun dhe idealin e dëshmorëve tanë duke nënvizuar.

“Dhjetë minuta kushtuar dëshmorëve nuk na kushton asgjë, por në anën tjetër, kjo simbolizon një vëmendje kolektive për ata që sakrifikuan çdo gjë për çështjen kombëtare”, tha Kardija.

Ish komandanti i Brigadës 116 “Tahir Sinani”, Talat Xhaferi theksoi se atë rrugë që u plasua në vitin 2001, do të realizohet deri në fund.
“Sot gjendemi në vendprehjen e dëshmorëve të kombit, për të ritheksuar edhe një herë se puna, mundi dhe gjaku i tyre nuk ka shkuat huq. Jemi të bindur se atë rrugë që e plasuam në vitin 2001, ne do ta çojmë deri në fund “, theksoi Xhaferi.

Përfaqësuesi i SHVL UÇK-së Fatmir Limani tha se sot është dita e dëshmorëve dhe me këtë rast, ashtu si për bajram që vizitojmë familjarët, ashtu vizitojmë dëshmorët, anekënd hapësirave shqiptare.

“Sot kemi filluar homazhet nga Struga, vazhduam në rajonin e Kërçovës, pastaj në Gostivar për të vazhduar në pjesën e Tetovës. Një grup i veçantë vazhduan në Haraçinë, për ta përmbyllur 5 majin tek varrezat e dëshmorëve të Sllupçanit dhe Karadakut ku prehen pjesa më e madhe e dëshmorëve të kombit. Ndërsa të gjitha brigadat do të bëhemi bashkë tek qendra Memoriale e Teqesë në Tetovë”, tha Limani.

Tashmë disa vite, më datë 5 Maj të shpallur si dita e dëshmorëve të kombit shqiptar në gjitha viset shqiptare, në rajonin e Gostivarit po përkujtohen dëshmorët e luftës së vitin 2001 nën përkujdesje institucionale nga Komuna e Gostivarit dhe Vrapçishtit./Radio Vala

893 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: