Breaking News
Home / Lajme / Ministri Xhaferi takoi Kryetaren e Dhomës së Notërëve

Ministri Xhaferi takoi Kryetaren e Dhomës së Notërëve

Shkup, me 6 Maj 2016

Ministri i drejtësisë z.Valdet Xhaferi dje realizoi takim me znj.Zorica Pulejkova kryetare e Dhomës së Noterëve ku u disikutua për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.
Gjatë takimit u shqyrtuan problemet që lidhen me zbatimin e ligjit të ri për Noteri i cili u shpall në Gazetën Zyrtare 12.04.2016 ndërsa do fillojë të implementohet 4 muaj pas shpalljes ne Gazeten Zyrtare.

Ministri z.Xhaferi e informoi znj.Pulejkova se do formohen grupet punuese të cilat do i përpilojn rregulloret dhe do të intensifikohen takimet me qëllim të shqyrtimit të paqartësive që mund të hasin noterët në zbatimin e këtij ligji dhe me qëllim që në kohën e duhur të nisë me implementim pa paraqitur asnjë pengesë në punën e noterëve.

Ministri Xhaferi njëherit theksoi se me ligjin e ri për herë të parë vendoset mekanizëm mbrojtës dhe adekuat për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat për emërimin e noterëve në Maqedoni, mekanizëm i cili mundëson zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për noter .

Znj.Pulejkova i urroi ministrit Xhaferi funksionin e rri dhe dhe falenderoi për bashkëpunimin dhe theksoi se do të punojnë në drejtim të rritjes së cilësisë e cila do ju ofrohet qytetarëve. /Radio Vala

905 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: