Breaking News
Home / Lajme / KF Shkëndija: Me fitore ndaj Sileksit të pritet Finalja e Kupës (Video)

KF Shkëndija: Me fitore ndaj Sileksit të pritet Finalja e Kupës (Video)

Tetovë, me 7 Maj 2016

‘Kuqezinjtë’ të dielën në kuadër të xhiros së 4-t të play-offit përballen me Sileksin në ndeshjen e fundit sezonale si ‘vendas’, të cilën thuajse si gjithë kampionatin Shkëndija do ta luajë jashta Tetovës, kësaj rradhe në Gostivar. Paraprakisht gjithë sezonin ekipi luante jashtë shkaku i punimeve në terenin e stadiumit të qytetit, ndërsa tani shkaku se në të njëjtin termin në Tetovë do të luhet ndeshja Renova-Horizont Turnova. Gjithsesi, ky fakt nuk ndryshon përcaktimin e Shkëndijës për fitore, e cila përveç tre pikëve të reja do të riste optimizmin dhe entuziazmin para ndeshjes finale në Kupën e Maqedonisë, me 16 maj kundër Rabotniçkit. Futbollistët kanë punuar me intenzitet maksimal dhe premtojnë maksimumin për të dhuruar një tjetër tiumf si shenjë falënderimi tifozerisë që ka mbështetur pa rezervë skuadrën gjithë sezonin.

“Normalisht ndeshja me Sileksin është e fundit për këtë sezon si vendas për ne. Do të luajmë për fitore normalisht dhe për shumë aspekte kemi mundësi më të madhe për fitore. Aspekti i parë është që të vazhdojmë vazhdimësinë e ndeshjeve të luajtura mirë dhe fitoreve të njëpasnjëshme për tu përgatitur para Kupës që është shumë deçizive për ne dhe për të qenë të karikuar maksimalisht. Dhe aspekti i tjetër është që këtë ndeshje ta fitojmë në mënyrë spektakolare për t’i falënderuar në një farë mënyrë tifozët tanë që kanë qenë gjithmonë me ne në çdo situatë dhe në çdo ndeshje. Prandaj i ftoj të gjithë që të vijnë dhe të na përkrahin për të fituar dhe normal të presim me optimizëm ndeshjen e Kupës së Maqedonisë”, shprehet Ardian Cuculi.

Skuadra të enjten ka zhviluar ‘test’ mes veti dhe gëzon fakti se kapiteni Ferhan Hasani bashkë me mbrojtësin brazilian Karlinjo Rech, që të dy të rikthyer pas një pauze të gjatë shkaku i lëndimeve, përveç lojës së mirë arritën të shënojnë nga një gol. Stafi teknik ka brenga pozitive rreth formacionit, pasi ka në dispozicion të gjithë futbollistët. Kapiteni Buba pritet sërish të inkuadrohet në pjesën e dytë, ndoshta me më shumë minuta se takimin e kaluar me Bregallnicën në Tetovë.
Ndeshja Shkëndija-Sileksi do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në orën 16:00.

Lista e 20-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Sileksin:
Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Karlinjo Rech, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi dhe Ferhan Hasani.

/Radio Vala

1,217 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: