Breaking News
Home / Lajme / Të Premten në Gjenevë do të mbahet Koncert Humanitar, do të merr pjesë edhe këngëtari Sabri Fejzullahu

Të Premten në Gjenevë do të mbahet Koncert Humanitar, do të merr pjesë edhe këngëtari Sabri Fejzullahu

Gjenevë, me 7 Maj 2016

Të Premten me 13 Maj në Gjenevë do të mbahet Koncert Humanitar, ndërsa organizator janë valltarja e Ansamblit Gëzuar, Besarta Hyseni në bashkëpunim me Blera Sukën dhe Tevide Maliqin.

“Qëllimi i tyre është grumbullimi i mjeteve për meremetimin e shkollës fillore në fshatin Debellde të komunës së Vitisë, njëkohësisht për këto tri vajza të zellshme dhe punëtore ky projekt do të vlerësohet edhe nga profesorët e tyre për temën e Maturës. Pra ejani sa ma shumë ta mbështesim këtë projekt humanitar. Në këtë koncert përveç Yllit të muzikës kosovare Sabri Fejzullahu me disa valle të bukura do të paraqitet edhe Ansambli GËZUAR”, njoftojnë nga Ansambli Gëzuar me seli në Gjenevë.

Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe Hary B, Elsa Fazliu, DMC Aka Babloki, Ansambli Rinia Contact dhe James Bosko.

Koncerti filloj nga ora 21:00 dhe do të mbahet në këtë adresë: Palladium – Rue du stand 3 bis 1204 Geneve.

/Radio Vala

07_05_2016_koncerti_humanitar_gjeneve_1

1,799 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: