Breaking News
Home / Lajme / Ahmeti uron z. Kadri Veselin per zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës

Ahmeti uron z. Kadri Veselin per zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës

Tetovë, 08 Maj 2016

Shpreh urimet më të mira për mikun, bashkëluftëtarin e tanimë edhe homologun tim, z.Kadri Veseli me rastin e zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Marrja e kësaj detyre është një hap i natyrshëm dhe i merituar në karrierën e z. Veseli duke patur parasysh kontributin e tij të madh për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Kam besimin, se me z. Veseli në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo parti ka për të vazhduar me sukses rrugën e nisur prej ish-kryetarit Thaçi në orientimin e vendit drejt zhvillimit ekonomik dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Shpreh gjithashtu dëshirën time për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona si dhe për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta në integrimin Euro-Atlantik të mbarë rajonit./Radio Vala

1,340 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër, i ftuar Ish karateisti i përfaqësuese së Zvicrës, Shqiprim Salihu

Grenchen SO, me 13 Janar 2019 Ish karateisti i përfaqësueses së Zvicrës, Shqiprim Salihu, ishte …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: