Breaking News
Home / Lajme / FC Kosova e Gjenevës vetëm edhe dy ndeshje nga plasmani në Ligën e Dytë Kantonale

FC Kosova e Gjenevës vetëm edhe dy ndeshje nga plasmani në Ligën e Dytë Kantonale

Gjenevë, me 8 Maj 2016

Klubi i Futbollit Kosova është shumë pranë titullit Kampion në Ligën e Tretë të Grupit të dytë në Kantonin e Gjenevës në Zvicër.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit, FC Kosova mban vendin e parë me 49 pikë të fituara, tre me shumë se vendi i dytë ekipi i FC Versoix me 46 pikë.

Në ndeshjen e fundit, FC Kosova ka fituar si mysafir ndaj Fc Signal Bernex me rezultat 0:1, me golin e Albetrit Ramiqit.

“Ishte edhe një fitore e rëndësishme në rrugëtimin tonë drejt titullit të kampionit. Pas një loje të shkëlqyeshme të ekipit tonë shënuam fitoren e radhës e që u kurorëzua me një tre pikesh i rëndësishëm drejt ngritjes në Ligën e 2. Falënderojmë djemtë tanë dhe stafin për kontributin e madh në këtë fitore. Falënderojmë edhe simpatizantët tanë të shumtë që ishin prezent dhe përkrahen ekipin tonë. Lufta jonë do të vazhdoje deri në fund të kampionatit. Situata në klub është e mirë, lojtarët janë në formë të mirë. Ne vet duhet përfundojmë misionin tonë drejt Ligës së Dytë dhe nuk duhet presim se çfarë do bëjnë ekipet tjera”, tha për Radio Vala, nënkryetari i FC Kosovës së Gjenevës, Qamil Sejdiu.

FC Kosova gjithashtu është edhe shumë afër plasmanit në Kupën e Gjenevës, e njohur si HelvéCie’CUP. Me 18 Maj, në gjysmëfinale do të përballet kundër FC Aïre-le-Lignon 1 nga Liga e Dytë.

K.S /Radio Vala

08_05_2016_fc_kosova_gjeneve (1) 08_05_2016_fc_kosova_gjeneve (2) 08_05_2016_fc_kosova_gjeneve (3) 08_05_2016_fc_kosova_gjeneve (4) 08_05_2016_fc_kosova_gjeneve (5) 08_05_2016_fc_kosova_gjeneve

2,461 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: