Breaking News
Home / Lajme / Kontestimi i mërgimtarëve, i paligjshëm

Kontestimi i mërgimtarëve, i paligjshëm

Shkup, me 8 Maj 2016

Pas nënkryetarit të KSHZ-së Rexhep Prekopuca, edhe anëtari tjetër i KSHZ-së Subhi Jakupi, ka dalë kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, i cili konteston të drejtën e votës së rreth 85 mijë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Jakupi thotë se KSHZ nuk mund të veprojë kundër ligjeve në fuqi për t’ua hequr të drejtën për të votuar qytetarëve që posedojnë dokumente respektivisht letërnjoftime ose pasaporta .

“Në Kodin zgjedhor në mënyrë precize shkruhet se personat që kanë mbushur 18 vjet dhe posedojë letërnjoftime dhe pasaporta kanë të drejtën e votimit. Anëtarët e KSHZ-së vetëm se propozon dikush nuk mundet të ndërmarrin veprime kundërligjore”, thotë për KOHA Subhi Jakupi. Ditë më parë nënkryetari KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, reagoi duke thënë se ministri Spasovski konteston përfshirjen e rreth 85 mijë shqiptarëve që jetojnë jashtë në Listën zgjedhore. Prekopuca më tej tha se kërkesa e Spasovskit është që në listën e zgjedhësve të jenë vetëm votuesit që kanë letërnjoftim të vlefshëm, duke i përjashtuar votuesit me pasaportë. Sipas Prekopucës, kjo është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Kjo kërkesë e Spasovskit përjashton të drejtën e votës për 132 mijë persona prej të cilëve vetëm 11 mijë janë qytetarë të Tetovës, që përkohësisht jetojnë jashtë vendit.

“Ne si Komision Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të ja mohojmë të drejtën qytetarëve që kanë të drejtë të votojnë sepse Kodi Zgjedhor parasheh që të kesh letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme dhe është kuriozitet sa për publikun ta informoj se nga këto 132 mijë që rezultuan faktikisht, të cilët sipas ministrit të punëve të brendshme nuk duhet të jenë në listën zgjedhore, rreth 85 mijë veta jetojnë në Komunat me shumicë shqiptare”, ka deklaruar për televizionin Alasat Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së. Sipas ligjit, në listën e zgjedhësve janë të regjistruar të gjithë qytetarët që janë mbi 18 vjeç, që kanë vendbanim në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe kanë letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme. Por në letrën e tij dërguar anëtarëve të KSHZ-së, ministri Spasovski thotë se sipas Nenit 1, paragrafit të parë nga Ligji për letërnjoftim “Letërnjoftimi është dokument publik me të cilën tregohet identiteti, nënshtetësia, vendbanimi dhe adresa e qytetarit të Republikës së Maqedonisë, është e padiskutueshme se e vetmja dëshmi për vendbanim dhe adresë në Republikën e Maqedonisë është letërnjoftimi i vlefshëm. Nënkryetari Rexhep Prekopuca, komentoi edhe faktin që ministri Spasovski konteston raportet nga MBP-ja për emrat që janë verifikuar në listën e zgjedhësve, të cilat ai vetë nuk I ka nënshkruar. Sipas Prekopucës, këto janë çështje brenda-institucionale të MPB-së për të cilat KSHZ-ja nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Burimi: KOHA.MK
Autor: F.R
/Radio Vala

1,402 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: