Breaking News
Home / Lajme / Mexhiti në Uashington, sjell mesazhe paqeje e mirëkuptimi

Mexhiti në Uashington, sjell mesazhe paqeje e mirëkuptimi

Uashington, 9 Maj 2016
Kryetari i Komunës Çair të Shkupit, Izet Mexhiti, sot në Uashingron DC të SHBA-ve, hapi ekspozitën me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, dëshmon historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë rast, Mexhiti tha se sot kur bota e civilizuar, në forma të ndryshme e shënon ditën e madhe të ngadhënjimit ndaj fashizmit, ne u bashkohemi në këto evente, duke sjellë në një nga qendrat e mëdha botërore, në Uashington, mesazhe paqeje e tolerance, nga një vend i vogël i Ballkanit, por me vlera dhe shpresa të mëdha, Republika e Maqedonisë.
“Jemi këtu përfaqësues të religjioneve e përkatësive të ndryshme etnike, për të treguar se sa është i rëndësishëm respektimi i diversiteteve dhe komunikimi ndërkulturor, në një rajon krizash permanente. Por njëkohësisht, jemi këtu për të parë nga afër edhe modelet pozitive të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në shoqërinë amerikane, të cilët kanë krijuar një shtet të fuqishëm, stabil, dhe shembull të funksionimit të drejtësisë, lirisë, barazisë e demokracisë”, u shpreh Mexhiti.
“Historia e shpëtimit të hebrenjve, shtrihet anekënd Shkupit dhe Komunës Çair që e përfaqësoj, shtrihet rrugicave të Çarshisë së Vjetër, atje ku dikur u gjet shpresa e vetme për shumë familje hebreje në kohë të rrezikshme të Luftës së Dytë Botërore. Besa shqiptare, kjo vlerë e lashtë e popullit tonë, bëri që për një kohë të shkurtë të ndryshonte harta botërore e ngulimeve hebreje – atëherë kur gjithkund në botë numri i hebrenjve zvogëlohej, në trevat shqiptare ndodhte e kundërta. Së këndejmi, shumë shkupjanë patën fatin të jenë pjesë e historisë së shpëtimit të jetëve të shumë familjeve hebreje, të cilat ndiqeshin nga regjimi fashist i kohës”, tha kryetari Mexhiti, para një publiku të admirueshëm në Uashington DC.
“Obligim i yni mbetet që të punojnë edhe më tutje për paqen dhe mirëkuptimin në mes komuniteteve. Së shpejti në Shkup, në vendlindjen e humanistes së madhe Nënë Tereza, do të ngritet një universitet publik me emrin e saj. Një nga projeksionet tona është që në kuadër të këtij universiteti, të hapet edhe një Qendër për Mirëkuptim Ndërfetar, ku gjeneratat e reja do të mund të thellojnë njohuritë e tyre rreth besimeve të ndryshme fetare. Me këtë synojmë të kontribuojmë në rritjen e mirëkuptimit dhe tolerancës ndërfetare, e cila është aq shumë e nevojshme në këto kohë”, u shpreh në fjalimin e tij kryetari Mexhiti.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm në SHBA, mori pjesë edhe kryesuesi i delegacionit nga Maqedonia, drejtori i i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. Skender Asani, pastaj kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, h.Sulejman ef.Rexhepi, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj.Berta Romano, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të vendit./Radio Vala

1,151 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër (6) të ftuar drejtuesit e UKSHFZ-së

Kryetari dhe Nënkryetari i Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: