Breaking News
Home / Komunat / Ministri Xhaferi mori pjesë në hapjen e zyrës së përmbaruesit shqiptar, Dashmir Saiti

Ministri Xhaferi mori pjesë në hapjen e zyrës së përmbaruesit shqiptar, Dashmir Saiti

Tetovë, me 9 Maj 2016

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi sot mori pjesë në hapjen solemne të zyres së përmbaruesit të ri shqiptar për territorin e Gjykatës themelore të Tetovës z. Dashmir Saiti.

Me këtë rast, ministri Xhaferi ka uruar përmbaruesin e ri z.Saitin duke i dëshiruar sukses dhe punë të mbarë si dhe ballafaqim më të lehtë me sfidat me të cilat përballet gjatë ushtrimit të profesionit të tij.

Poashtu edhe përmbaruesi i ri z. Dashmir Saiti, falënderoi ministrin e drejtësisë për ëmërimin dhe mbështetjen e ofruar, si dhe për prezencën gjatë hapjes solemne të zyres së tij të përmbaruesit.

Me këtë rast, ministria e drejtësisë mbetet e përkushtuar në rritjen e përfaqësimit adekuat edhe në këtë fushë të rëndësishme si për kreditorët ashtu edhe për debitorët shqiptar që të kenë mundësi në gjuhën e tyre dhe më përafërsisht të njoftohen në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me përmbarimin.

Ndryshe në këtë takim, përveç ministrit të drejtësisë Valdet Xhaferi morën pjesë edhe dy ish ministrat shqiptarë të këtij dikasteri z.Adnan Jashari dhe z. Blerim Bexheti. /Radio Vala

09_05_2016_valdet_dashmir 09_05_2016_valdet_dashmir_

1,464 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: